E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, nuk do të ketë liberalizim vizash

Shkup (start)-E përditshmja maqedonase Dnevnik shkruan sot se nuk do të ketë liberalizim paralajmëruar i vizave nga Bashkimi Evropian nga mesi i këtij viti.Gazeta, e cila citon burime të larta të Brukselit shkruan se liberalizimi dhe heqjen e vizave duhet të pritet deri në vitin 2010, sepse si arsye për këtë është vonesa e raportit preliminar të Komisionit Evropian për reformat e realizuara nga Maqedonia që janë të nevojshme edhe për regjimin e lirë të vizave.

Gjithashtu si çështje problematike është edhe procedura e zgjatur e transferimit të një vendi nga lista e zezë shengen në listën e bardhë si dhe mbajtja e zgjedhjeve evropiane në qershor të vitit 2009.

Sipas "Dnevnik" liberalizimi i vizave nuk është temë kryesore në Francë dhe Gjermani, të cilat theksojnë se sipas modelit ballkanik për heqjen e vizave do të kërkojnë edhe vendet e tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›