E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Së shpejti emrat e ambasadorëve të rinj

Sejdiu, tha se së shpejti do të publikojë edhe emrat e dy zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Punët e mëdha rreth emërimeve të ambasadorëve – sipas presidentit Sejdiu – tashmë janë kryer. Ai shtoi se duhet të pritet edhe pëlqimi i secilit vend ku do të adresohen përfaqësuesit e Kosovës. “Duhet një komunikim normal sipas konventave të Vjenës dhe ligjeve në fuqi që ka Republika e Kosovës natyrisht edhe secili vend me një respekt të plotë”, tha Sejdiu.

Ndërsa, sa i përket emërimeve të reja për agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Sejdiu tha se janë ne konsulta finale. “Jemi në konsulta finale që të dilet me dy zyrtarët më të lartë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, këtë e them me përgjegjësi”, tha Sejdiu. Kreu i shtetit, Fatmir Sejdiu tha se institucionet po punojnë për këtë çështje dhe publikimi i emrave do të bëhet shumë shpejt. /rtk/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›