PDSH ligj për aministri për të arrestuarit e Sopotit
Lajmi u bë i ditur nga shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Imer Aliu, duke shtuar se nisma për një ligj amnistie për të burgosurit e Sopotit, ka pasuar pas deklaratave të ish-ambasadorit të NATO-s, Nikolas Bigman se fshatarët që u dënuan për terrorizëm nga fshati Sopot i Kumanovës janë të pafajshëm dhe ndaj tyre kishte prova të zbehta.
"Pikërisht ky rast është një dështim i BDI-së, sepse kur filloi procesi gjyqësor ndaj tyre ata ishin në pushtet, ndërsa edhe tani sillen në mënyrë të papërgjegjshme lidhur me këtë rast" , ka theksuar deputeti Aliu. Në mars të vitit 2003 nga shpërthimi i një mine në afërsi të fshatit Sopot humbën jetën dy pjestarë të forcave të NATO-s, të kontigjentit polak. Lidhur me këtë rast policia maqedonas arrestoi banorët lokal, 11 prej të cilëve u dënuan me 156 vite burg, duke u akuzuar për vepër penale terrorizëm. Për rastin është deklaruar edhe ish-kryeministri socialdemokrat Vllado Buçkovski, i cili deklaroi se ka prova për pafajësinë e banorëve lokal dhe nuk beson se ata ishin autorë të vënies së mjetit shpërthyes. (ina/start)