E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Kosova në asnjë axhendë të BE-së me Serbinë

Ai tha se të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë, do të jenë pjesë e liberalizimit të vizave atëherë kur vetë Kosova do të jetë pjesë e këtij procesi.

Kuçi e cilësoi vendimin e Komisionit Evropian për mospërfshirje të qytetarëve të Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave për Serbinë, si një vendim të drejtë që përcakton, siç tha, vijëzimin juridik, administrativ e politik të Kosovës ndaras nga zhvillimet në Serbi. Ai shfaqi besimin e tij se në nëntor të vitit 2009 do të përcaktohet qartë koha dhe kufizimet se si Kosova do të hyjë në procesin e liberalizimit të vizave.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se më 15 korrik do ta bëjë të njohur vendimin për liberalizimin e vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë, por me një lloj kushtëzimi për këtë të fundit kur bëhet fjalë për qytetarët e Kosovës. Autoritetet në Serbi kanë thënë ndërkaq se liberalizimi i vizave për qytetarët serbë nuk nënkupton njohje të tërthortë të pavarësisë së Kosovës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›