E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet te kenaqur nga marreveshja

Hyn ne fuqi marreveshja per pushtetin shumetnik ne Bujanoc

Te henen filloi zbatimi i marreveshjes per pushtetin lokal shumetnik ne Bujanoc dhe per hyrjen e serbeve ne institucionet e kesaj komune me shumice popullsie shqiptare qe ndodhet ne pjesen jugore te Serbise. Ne baze te kesaj marreveshjeje te nenshkruar 21 tetorin e kaluar mes perfaqesuesve te partive politike shqiptare dhe te partive e grupimeve politike serbe ne kete komune perfaqesuesve te ketyre te fundit ne Bujanoc do tu jepen fillimisht dy poste ne kreun e pushtetit lokal ai ndihmeskryetarit te komunes dhe ai i zevendeskryetarit te Kuvendit te komunes.
Gjithashtu deri ne mbajtjen e mbledhjes se ardhshme te Kuvendit te komunes perfaqesuesit serbe do te propozojne kandidaturat e tyre per tre vende shefash ne administraten e komunes kater vende anetaresh te administrates komunale vendin e zevendesdrejtorit te Shtepise se Shendetit te drejtorit te Institucionit Farmaceutik dhe te drejtorit te Bibliotekes se Komunes. Bashkebiseduesit serbe dhe nenshkrues te marreveshjes se lartpermendur Stojan Arshic kryetar i grupimit politik serb me te njejtin emer Stojan Arshic dhe Sasha Peshic i ngarkuar me funksionet drejtuese te Partise Demokratike DS serbe duke folur dje per agjencine serbe te lajmeve Tanjug shprehen edhe nje here tjeter kenaqesine e tyre per nenshkrimin e marreveshjes ne fjale qe coi per here te pare ne historine e fundit te kesaj komune ne krijimin e nje pushteti shumetnik duke e konsideruar diten qe ajo u nenshkrua si nje dite te madhe per te gjithe. Sidoqofte pas arritjes se kesaj marreveshjeje nuk kane perfunduar perpjekjet per pjesemarrjen tone ne pushtetin lokal. Ne duke nenshkruar kete marreveshje krijuam kushtet e favorshme qe deri ne zgjedhjet e ardhshme te krijojme bazen per percaktimin e nje formule te perhershme per formimin e cdo pushteti lokal ne te ardhmen vuri ne dukje nga ana e tij Arshic. Krahas tre perfaqesuesve te grupit te qytetareve te ketij te fundit Arshicit ne Parlamentin lokal tre vende ne kete te fundit do te marre ne baze te marreveshjes edhe Koalicioni per Serbine europiane te cilin ne bisedimet e zhvilluara me rastin e arritjes se marreveshjes e perfaqesoi i derguari i DS-se Sasha Peshic. Pushtetin lokal ne Bujanoc deri tani e ka pasur koalicioni i tri partive shqiptare Partia per Veprim Demokratik e Riza Halimit gjithashtu deputet ne Parlamentin serb Levizja per Progres Demokratik e Jonuz Musliut dhe Unioni Demokratik Shqiptar i dr. Mejdi Zeqiri.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›