Sejdiu: Ti bëjmë pritje madhështore Clintonit

Me rastin e vizitës së ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Kosovë, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka ftuar institucionet dhe qytetarët e vendit për ti bërë një pritje madhështore këtij miku të madh të vendit tonë.
Republikën e Kosovës, nesër e viziton Presidenti Bill Clinton, njeriu i cili i priu angazhimit më të madh humanitar të botës moderne për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja fizike. Duke i pasur parasysh meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si president i vendit, ju ftoj që këtë të diel ti bëjmë një pritje madhështore, ashtu siç na ka hije, Presidentit Clinton, thuhet në mesazhin e Presidentit Sejdiu.
Presidenti Sejdiu ka ritheksuar mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Republika e Kosovës do tu jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Clinton, i cili, në çastet në të rënda të historisë sonë, udhëhoqi aleancën e madhe të vendeve demokratike e liridashëse të botës për ta ndaluar makinerinë gjenocidiale të Millosheviçit, e cila po e dëbonte popullin e Kosovës nga vatrat e veta, si dhe po i shndërronte fshatrat e qytetet tona në tokë të djegur, ka vijuar Presidenti Sejdiu.
Po ashtu, Sejdiu ka theksuar se vizita e Presidentit Clinton në Kosovë, e para pas pavarësimit të vendit, është një inkurajim i madh për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në udhën e pakthyeshme të integrimeve euroatlantike.