E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, seancë solemne për Clintonin

Me rastin e vizitës në Kosovë të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë solemne.

Kuvendit, me një fjalë rasti, do ti drejtohet miku i madh i Kosovës, Bill Clinton, thuhet në një komunikatë shtypi të lëshuar nga Zyra e Shtypit e Kuvendit.

Fjalë rasti gjithashtu do të mbajnë: kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi; presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Seanca është thirrur për në mesditë.

Ndërkohë Zyra e Kryeministrit ka shpërndarë për media agjendën e vizitës së Clintonit në Kosovë, ku nuk përfshihen shumë takime.

Sipas kësaj agjende, në ora 12, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, arrin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku pritet në hollin e Kuvendit nga presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi.

Në 12:30, ai do të mbajë fjalim në Kuvend, kurse në 13:20, zhvillohet ceremonia e zbulimit të shtatores së ish-presidentit Clinton në sheshin "Bill Clinton".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›