Sejdiu e Krasniqi vlerësojnë punën e bërë nga gjenerali Bentler

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryekuvendari Jkup Krasniqi kanë mbajtur takime lamtumirëse me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentler, i cili përfundon mandatin në fund të këtij muaji. Presidenti Sejdiu me këtë rast foli për bashkëpunimin shumë të mirë të institucioneve të Kosovës me KFOR-in, si dhe për besimin e madh që populli i Kosovës ka në këtë forcë, e cila për një mandat u udhëhoq nga gjenerali Bentler. Presidenti Sejdiu e falënderoi gjeneralin Bentler për angazhimin e tij në krye të KFOR-it dhe i dëshiroi sukses në angazhimet e tij të mëtejshme në vendin e tij. Ndërsa, komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, tha se KFOR-i mbetet i përkushtuar për ta siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.