E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i zhvillon ushtrime në zonën e Manastirit të Deviçit

Skenderaj, 25 gusht – Forcat e KFOR-it, njësitë Batlle Group Shumëkombësh - Veri dhe ato rezerve KFOR-it, zhvillojnë një ushtrim në zonën e Manastirit të Deviçit, në Komunën e Skenderajt, njoftohet nga komanda e BSHV.
Qëllimi i këtij ushtrimi është zgjerimi i bashkëpunimit në mes njësive të ndryshme
të KFOR-it, në mënyrë që të arrihet perfeksionimi i procedurave në operacione të
përbashkëta”, thuhet në komunikatë. Ushtrimi hyn në kuadër të ciklit të trajnimeve afatgjate të planifikuara, i cili ka për qëllim të rrisë interoperimin dhe aftësitë e KFOR-it. Në fund sqarohet se gjatë këtij ushtrimi, i cili nuk është ndonjë përgjigje apo ndonjë përgatitje për situatën aktuale, apo se diçka tjetër është duke u pritur në Kosovë, do të qarkullojnë automjete të shumta, të cilat do të kenë mbishkrimin “KFOR” dhe të gjithë ushtarët do t’i kenë kartelat identifikuese.
Manastiti i Deviçit, i cili gjendet në mes të fshatrave Rezallë, Llaushë dhe Reazallë e Re, gjatë luftës nuk ishte dëmtuar, pasi ishte ruajtur nga pjesëtarët e UçK-së dhe aty gjatë gjithë kohës ka qëndruar edhe personeli i Manastirit.   Manastiri i Deviçit aktualisht ruhet nga pjesëtarët e KFOR-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›