PTK nesër promovon pullë postare me figurën e Nënës Trezë

Prishtinë, 25 gusht - Me rastin e 26 gushtit, ditës kur u lind Nëna Terezë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me PTK-në, nesër në orën 10:30, në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, do të promovojnë pullën postare me figurën e Nënës Terezë.
Manifestimi organizohet në kuadër të Vitit të Nënës Terezë, që mbahet nën patronatin e presidentit të Kosovës, z.Fatmir Sejdiu.
Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar edicionin e pullave postare me titull “100 vjetori i lindjes së Nënës Terezë (Gonxhe Bojaxhiu). Kjo iniciativë vjen si rezultat i bashkëpunimit të tri administratave postare: Postës së Kosovës, Postës Shqiptare dhe Postës së Maqedonisë. Në kuadër të këtij emisioni tri administratat postare do të emetojnë nga një pullë postare me pamje të njëjtë, ku të tri pullat postare së bashku formojnë kompletin e këtij edicioni.