Sejdiu e Thaci nuk pranohen nga Kisha Ortodokse
Presidenti dhe kryeministri i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaci kane marre pergjigje negative nga Kisha Ortodokse Serbe per te marre pjese ne ceremonine e Patriarkut Irinej qe do te zhvillohet ne 3 tetor ne Patrikanen e Pejes.
Kerkesa eshte refuzuar pasi prania e Sejdiut dhe Thacit do te thoshte pranimin e pavaresise se Kosoves nga Kisha Ortodokse Serbe citojne mediat serbe burime te aferta me Patriarkun Irinej ben te ditur Telegraf.
Per rrjedhoje sipas ketij burimi autoritetet ne Kosove kane kercenuar se do te ndalojne hyrjen e te ftuarve nga Serbia duke filluar prej presidentit Boris Tadic dhe anetareve te qeverise serbe.