Sejdiu e Thacit takohen sot me Bush
Sot mbahet takimi historik i udheheqesve te Kosoves me presidentin Bush. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci do te takohen me presidentin Bush ne Shtepine e Bardhe. Kjo do te jete vizita e tyre e pare ne Uashington, si udheheqes te shtetit te pavarur te Kosoves. Pritet qe presidenti Bush t'iu shprehe atyre mbeshtetjen e tij te forte ndaj perpjekjeve te Qeverise se Kosoves per krijimin e nje shteti demokratik, te begate dhe shumetnik, institucionet e te cilit, do t'iu sherbejne gjithe qytetareve te Kosoves. Pas takimeve tejet te suksesshme ne Departamentin amerikan te Shtetit dhe ne Pentagon, te henen delegacioni kosovar i perbere nga Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri, Hashim Thaci do te takohet ne Shtepine e Bardhe me Presidentin e SHBA-ve, Xhorxh Bush, i cili pritet qe do t'u shprehe atyre mbeshtetjen e tij te forte ndaj perpjekjeve te Qeverise se Kosoves per krijimin e nje shteti demokratik, te begate dhe shumetnik, institucionet e te cilit, t'u sherbejne gjithe qytetareve te Kosoves. Te premten Sejdiu dhe Thaci u takuan me Sekretaren amerikane te Shtetit, Kondoleza Rajs, ku ne konferencen e perbashket per shtyp, e cila u mbajt pas takimit, u vecua vendosja e flamurit te shtetit te Kosoves prane flamurit te SHBA-ve. "Ky eshte moment historik ", tha Rajs me ate rast. Sekretarja Rajs po ashtu pat shtuar se "Kosova, presidenti dhe kryeministri i saj kane mikun e tyre, Shtetet e Bashkuara te Amerikes". "Pergezova kryetarin dhe kryeministrin per progresin e bere, sidomos ne zbatimin e Planit te Ahtisaarit", tha ajo, duke permendur me pas edhe shumicen e vendeve qe kane njohur Kosoven Po ashtu, ajo kujtoi se edhe shumica e vendeve te KS te OKB-se tashme e kane njohur pavaresine e Kosoves. Sekretarja Rajs theksoi se SHBA do te vazhdoje ta ndihmojne Kosoven, duke permendur shumen pre 400 milione dollaresh, te ofruar ne Koferencen e Donatoreve, ndersa permendi se gjate dekades se fundit, ndihma amerikane per Kosoven kap shifren prej 1 miliarde dollaresh Po ashtu, me nderimet me te medha qe iu behen burreshtetasve te vendeve te pavarura dhe me nje kordon ushtaresh per rastet solemne, jane pritur ne hyrje te Pentagonit udheheqesit e Kosoves, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci. Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates i ka pritur udheheqesit e Kosoves ne viziten qe shenon takimin e pare bilateral midis dy vendeve te pavarura, e qe mbahet ne Pentagon. Edhe zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Sean Mcormack e ka quajtur takimin e te premtes ne Uashington "nje takim historik me c'rast sekretarja e Shtetit Kondoleza Rajs ishte shume e kenaqur qe takoi presidentin dhe kryeministrin", ka thene zedhenesi Sean Mcormack.
Vleresimi
Dy takimet e se premtes dhe dy te tjerat qe pasojne edhe takimin kulmor me presidentin George Bush, jane vleresuar si shume inkurajuese per shtetin e ri dhe nje deshmi se Shtetet e Bashkuara jane nje mik i perkushtuar i Kosoves, sic e tha edhe vete Sekretarja Rice, SHBA do te ndihmojne Kosoven ne cdo menyre qe munden.
Diskutimi
Tema mbi te cilen do te fokusohen kreret e dy vendeve ne kete takim kane te bejne me sigurine dhe marredheniet e dy shteteve. Pritet qe presidenti Bush t'iu shprehe atyre mbeshtetjen e tij te forte ndaj perpjekjeve te Qeverise se Kosoves per krijimin e nje shteti demokratik, , institucionet e te cilit, do t'iu sherbejne gjithe qytetareve te Kosoves.