Vizita bashkon poziten dhe opoziten ne vleresime
Te gjitha vleresimet qe behen per viziten e udheheqesve kosovare ne Uashington jane shume pozitive. Kjo vizite eshte nje nga ceshtjet e pakta qe bashkon poziten dhe opoziten ne vleresimet e tyre. Nderkohe edhe qytetaret mendojne se kjo vizite po behet ne kohen e duhur kur vendi yne ka nevoje per perkrahje ne disa fusha e ne vecanti ate te njohjeve nderkombetare te pavaresise se Kosoves. Zevendes Kryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, vlereson se kjo eshte forma me e bindshme e lobimit per pavaresine e Kosoves, duke shtuar se perkrahja e SHBA-ve nuk eshte vetem e kohes se pavaresise, por eshte ne piken kulminante te SHBA-ve. Ndryshe nga hera tjera, vleresime te njejta per kete vizite kane edhe perfaqesues te opozites. Deputeti Driton Tali e vlereson kete vizite. Ai ka vetem nje shqetesim, sa mund te ndikoje kjo vizite te vendet arabe kur dihet disponimi i shumices se tyre ndaj amerikaneve. Qytetaret presin nga kjo vizite me shume njohje e me kete edhe me shume ndihma per Kosoven. Mirepo endrra e kosovareve ta shohin udheheqesin e tyre perkrah njeriut me te fuqishem te botes dhe ate me flamurin e shtetit te Kosoves do te kurorezohet te henen, kur Sejdiu, Thaci e Hyseni priten ne takim me Xhorxh Bush ne Shtepine e Bardhe. Ndersa Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu duke komentuar takimin qe pritet me Presidentin amerikan eshte shprehur se ky eshte kulmimi i qendrimit te SHBA-se ndaj Kosoves dhe ndaj qytetareve te saj. Ai tha se ne te njejten kohe eshte nje rezultat i jashtezakonshem dhe njohje e punes qe qeveria e Kosoves ka bere.