E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi pranga dy trafikanteve shqiptare te droges

Dy trafikante te lendeve narkotike jane arrestuar prej policise greke ne afersi te Lamias200 kilometra ne veri te Athines.

Ngjarja ndodhi ne oret e para te mengjesit te se martes. Sipas policise greke dy shqiptare emrat e te cileve nuk behen publike per arsye hetimi ndodheshin ne bordin e nje automjeti me targa greke tip xhip.

Ata jane perplasur me arme me policine ne stacionin e autostrades qe lidh Athinen me Selanikunne vendin e quajtur Tragana. Policia thote se dy shqiptaret kane hapur zjarr me kallashnikove kunder forcave te renditsapo kane kuptuar se po ndiqeshin nga anti-droga e Athines. Agjentet e anti-drogesi jane pergjigjur zjarrit te dy shqiptarevete cilet kane tentuar te largohen me shpejtesipor jane bllokuar prej forcave te rendit.

Si pasoje e shkembim-zjarrit qe zgjati rreth 30 minutady police greke dhe njeri prej trafikanteve u plagosen rendepor per fat ata jane jashte rrezikut per jeten. Shqiptari tjeter u arrestua dhe u dergua ne policine e Lamiasku po merret ne pyetje prej agjenteve.

Prej kontrolleve te kryera ne automjetin e dy trafikanteveu gjeten 100 kilograme lende narkotike kanabisdy kallashnikove dhe nje pistolete. Policet greke po hetojne edhe per persona te tjere te perfshire ne kete trafik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›