E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi kamionet zaptojne Athinen e Selanikun

Mbi nje mije kamione jane vendosur ne Athine dhe Selanik ne diten e nente te protestes kunder ligjit te ri per liberalizimin e sektoreve.

Lajmin e bejne te ditur agjencite greke sipas te cilave ligji ne fjale do te votohet sot ne Parlament.

Pas mesdite kamionistet te mbledhur nga cdo cep i Greqise do te marshojne ne kembe dhe nuk e perjashtojne mundesine per te arritur ne qender te qytetit me automjetet e renda pavaresisht urdherit e qeverise greke.

Greva e kamionisteve ka paralizuar sektorin e transportit ne shtetin helen. Qeveria Papandreu i paralajmeroi dje ata se mund te perballen me pasoja te renda nese nuk nderpresin veprimet e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›