E Diel, 1 Nëntor 2026

Pluhuri vullkanik mund të arrijë edhe në Kosovë

Retë e hirit vullkanik, të cilat kanë mbuluar një pjesë të Evropës mund të arrijnë edhe në qiellin e Kosovës, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Mirëpo intensiteti i ndotjes, do të jetë i dobët, ka thënë për Kosovapress, drejtori i këtij instituti, Sylë Tahirsylaj.

Kjo do të varet nga drejtimi i erës. Ai ka shpjeguar se aktualisht vendi është nën ndikimin e masave ajrore nga veriu. “Për shkak të shtypjes atmosferike që është krijuar, këto grimca vijnë gati të shpërndara, të një intensiteti tepër të dobët. Edhe nëse mbërrijnë, ato humben gjatë udhëtimit, vetëm ndonjë pjesë mund të arrijë gjatë erërave të cilat barten”, ka thënë Tahirsylaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›