Sejdiu ngushëllon popullin dhe institucionet e Polonisë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i është bashkuar homologëve të tij nga bota në ngushëllimet drejtuar popullit dhe institucioneve polake me rastin e vdekjes tragjike të presidentit.Në mesazhin e presidentit Sejdiu, ndër të tjera, thuhet: "Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës shpreh dhembjen e thellë për shuarjen tragjike të Presidentit të Polonisë, Lech Kaczynski, të bashkëshortes së tij, si dhe të bashkëpunëtorëve që e shoqëronin atë".
Po ashtu, presidenti Sejdiu thekson se, në këto çaste të rënda zie për popullin polak, Republika e Kosovës qëndron pranë këtij vendi mik dhe shpreh solidaritetin e plotë me të.