E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Kazinskit,Berisha ngushëllon Tusk

Kryeministri Berisha i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Polonisë, zotit Donald Tusk ku shpreh ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së Presidentit të Polonisë, zotit Lech Kaczynsky në aksidentin tragjik ajror. Në këtë telegram shkruhet "Lajmi i vdekjes së Presidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij, drejtuesve të lartë e zyrtarëve të tjerë të shtetit polak është një lajm shokues jo vetëm për popullin mik polak, por edhe për cdo shqiptar dhe për të gjithë miqtë e polonisë në botë". Më tej në mesazh shkruhet "Me vdekjen e tij, Polonia humbi një nga personalitetet e veta më të shquara dhe të respektuara, por edhe Bashkimi Evropian humbi një nga liderët më të rëndësisëm të vendeve antare".

"Ne lutemi bashkë me ju që shpirtrat e Pesidentit Kaczynsky, bashkëshortes së tij dhe të gjithë atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik, të gjejnë paqen e merituar", përfundon mesazhi i kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›