Lezhë,vijojnë kërkimet për gjetjen e 12 vjeçarit

Një fëmijë 12 vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytyr në lumë në Lezhe, pasi kishte hyrë në uje për të marre topin që i kishte rënë në uje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth ores 18:00 në lagjen "Skënderbeg". Viktima është fëmija me iniciale Z.M. Viktima ka qenë se bashku me vellain e tij më të vogël,dhe pasi topi me të cilin ata po luanin ka rënë në lumë, ai ka hyrë për ta marre atë, por nuk ka mundur të dale më. Përpjekjet e pashpresa për të dalë në breg janë shoqëruar vetëm nga sytë e të vellait më të vogel,i cili e ka ndjekur atë për gati 50 metra, derisa trupi i femijes 12 vjeçar është fundosur plotesisht.Pasi ka parë skenën,vëllai i viktimes ka rendur për të treguar ngjarjen,dhe menjehere në kërkim të trupit janë vënë të afërm të fëmijës. Në kërkim janë vënë edhe efektivë të policisë së Lezhës dhe atyre të repartit zjarrfikes,por kërkimet nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Për të gjetur trupin e fëmijës 12 vjeçar është kërkuar ndihma e polumbarëve të cilët kanë mbërritur menjëherë dhe kanë vazhduar kërkimet deri rreth ores 22:00 për të rinisur sërish mëngjesin e sotëm. Kërkimet po zhvillohen përgjatë gjithë rrjedhes se lumit Drin dhe janë të angazhuar 6 polumbarë dhe forca të shumta policie.