E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan Ndarja e Kosoves ide e rrezikshme

Kryeministri turk vizite ne ditet e qeverise se rene Thaci. Ceremoni te shumta ne Prizren dhe Prishtine

Kryeministri i Turqise Recep Tayyp Erdogan i quajti te papranueshme dhe te demshme per paqen dhe stabilitetin ne rajon idete per rivizatimin e kufijve ne Ballkan. Madje duke ironizuar Erdogan permendi nje fjale te urte turke sipas se ciles nuk mund ti veshesh mbathje foshnjes se palindur. 8232Ne adrese te Turqise sidoqofte sipas Erdogan ende nuk ka arritur nje ide e tille por kur te arrije Turqia do ta analizoje dhe do ta jape qendrimin e saj ne perputhje me interesat shteterore. Keto komente shefi i qeverise turke i beri pas nje takimi qe zhvilloi me ushtruesin e Presidentit te Republikes Jakup Krasniqi i cili edhe e ka dekoruar me Medaljen e Lirise dhe Pavaresise. 8232Ne e kemi nje fjale te urte ne Turqi qe e perdorim Nuk mund ti veshesh mbathje nje femije te palindur. Nuk kemi ende dicka te tille por kur te arrije dicka ne do te vendosim dhe do ta paraqesim sipermarrjen tone dhe atehere do ta kemi edhe qendrimin tone. Por ju them se nuk eshte e hairit asnje ide qe cenon paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe nese do te hidhej nje ide e tille do ta cenonte paqen e Kosoves dhe vendeve te rajonit citon Kosovapress Kryeministrin turk Erdogan. 8232Kryeministri turk me shume ka folur per bashkepunimin ekonomik dhe ushtarak qe kane te dyja vendet. Ai permendi dy kompanite turke BehtelampEnka dhe Lihmak te cilat jane te angazhuara per ndertimin e autostrades Morine-Durres perkatesisht ne projektin per modernizimin e aeroportit te Prishtines. 8232Erdogan nderkaq permendi edhe proceset neper te cilat po kalon Kosova respektivisht zgjedhjet e jashtezakonshme te cilat do te mbahen me 12 dhjetor. Ai tha se pret qe zgjedhjet te jene nje lajm i mire per fuqizimin e demokracise ne Kosove. 8232Zgjedhjet qe do te mbahen me 12 dhjetor do te jene nje lajm i mire per fillimin e nje periudhe me demokratike ne Kosove. Keto zgjedhje do te jene nje lajm i mire per fuqizimin e demokracise ne Kosove tha Erdogan. 8232Nga ana tjeter Krasniqi e vleresoi lart angazhimin e Turqise dhe vete Kryeministrit Erdogan ne lobimin per njohjen e shtetit te Kosoves nga vendet e botes islame dhe arabe si dhe angazhimin e Turqise ne aspektin ekonomik dhe ushtarak ne Kosove. Turqia po ashtu sipas Krasniqit do te angazhohet edhe per lehtesimin e bisedimeve te ardhshme ndermjet Prishtines dhe Beogradit. 8232Ne presim jo vetem nga Turqia por presim nga te gjitha vendet e rajonit te jene pjese e nje partneriteti te ri ne gjithe rajonin tone ne Europen Juglindore perfshire edhe Republiken e Turqise nje partneritet i ri qe ndertohet mes vendeve dhe popujve per te siguruar stabilitetin e gjithe rajonit per te forcuar sigurine dhe per te hapur perspektiva te reja tha Krasniqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›