E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan Ndarja eKosoves ide e rrezikshme

PRISHTINEuml - Kryeministri i Turqise Recep Tayyp Erdogan i quajti te papranueshme dhe te demshme per paqen dhe stabilitetin ne rajon idete per rivizatimin e kufijve ne Ballkan.
Ne adrese te Turqise sidoqofte sipas Erdogan ende nuk ka arritur nje ide e tille porse kur te arrije Turqia do ta analizoje dhe do ta jape qendrimin e saj ne perputhje me interesat shteterore. Keto komente shefi i Qeverise turke i beri pas nje takimi qe zhvilloi me ushtruesin e presidentit te Republikes Jakup Krasniqi i cili edhe e ka dekoruar me Medaljen e Lirise dhe Pavaresise.

Ne e kemi nje fjale te urte ne Turqi qe e perdorim Nuk mund ti veshesh mbathje nje femije te palindur. Nuk kemi ende dicka te tille por kur te arrije dicka ne do te vendosim dhe do ta paraqesim sipermarrjen tone dhe atehere do ta kemi edhe qendrimin tone. Por ju them se nuk eshte e hairit asnje ide qe cenon paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe nese do te hidhej nje ide e tille do ta cenonte paqen e Kosoves dhe vendeve te rajonit citon Kosovapress kryeministrin turk Erdogan.

Nga ana e tij zoti Krasniqi e vleresoi lart angazhimin e Turqise dhe vete kryeministrit Erdogan ne lobimin per njohjen e shtetit te Kosoves nga vendet e botes islame dhe arabe si dhe angazhimin e Turqise ne aspektin ekonomik dhe ushtarak ne Kosove. Turqia po ashtu sipas Krasniqit do te angazhohet edhe per lehtesimin e bisedimeve te ardhshme ndermjet Prishtines dhe Beogradit.

e.n/koha/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›