Minatorët e bllokuar në Kili janë gjallë

Santiago, 23 gusht - Të gjithë 33 minatorët e bllokuar për 17 ditë në një minierë në Kili janë gjallë, ka deklaruar presidenti Sebastian Pinera.
Ekipet e shpëtimit kishin dërguar një sondë në thellësi afro 700 metra, në minierën e rrënuar të arit dhe të bakrit, e cila ishte kthyer prapa me një letër të shkruar me dorë, se të 33 xehetarët janë gjallë dhe se ndodhen së bashku në strehim emergjent, transmetojnë agjencitë e lajmeve.
Ekipet e shpëtimit thonë se ndoshta ata duhet të mbesin nën tokë edhe katër muaj, aq kohë sa mendohet se është e nevojshme për shpim të tunelit, nëpër të cilin ata do të nxirreshin në sipërfaqe.
Ka plane për dërgimin e ujit, ushqimit, oksigjenit dhe gjërave të tjera të nevojshme te këta xehetarë, të bllokuar 450 metra nën dhe, në minierën San Esteban, afër qytetit Copiapo.
Shembja e dheut ndodhi më 5 të këtij muaji.