E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu uron presidentin e ri të Kroacisë, Josipovicin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin zgjedhjes së Ivo Josipovic, president i Republikës së Kroacisë, i ka dërguar atij një mesazh urimi. Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju përgëzoj Ju dhe popullin e Republikës së Kroacisë për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kroacisë. Qytetarët e shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës, me respekt dhe admirim të madh u bashkohen Juve, Shkëlqesia Juaj,

në festimin e kësaj fitoreje të madhe, thuhet në mesazhin e urimit. Ndër të tjera në këtë mesazh urimi, presidenti Sejdiu shpreh bindjen e tij se gjatë këtij mandati, presidenti kroat do ti vazhdojë përpjekjet e Kroacisë për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së bashkëkombësve të tij. Meqë ne të gjithë synojnë ta arrijmë një stabilitet rajonal të plotë si dhe të integrohemi në strukturat euroatlantike, ne presim me padurim që ta vazhdojmë me ju bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të afërm midis dy kombeve tona, përfundon mesazhi i urimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›