Uldedaj: Banorët e përmbytur do dëmshpërblehen deri në qindarkën e fundit
Deputeti i Lezhës, Gjokë Uldedaj, njëkohësisht se dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë, u shpreh për gazetën SOT, se do të kompensohet çdo dëm i shkaktuar në veriperëndim të vendit. Sipas tij deri më tani janë hapat e para të përllogaritjeve të dëmeve të shkaktuara të përmbytjeve. Aktualisht jemi në hapat e para të përllogaritjeve të dëmeve, por dua të theksoj se dot kompensohen deri në qindarkë e fundit dëmet, u shpreh Uldedaj. Ndërsa theksoi se
ndihmat e ardhura nga biznesi, ndihma e Bankës Botërore dhe KESH do të mund të përballojnë pjesën më të madhe të dëmeve të shkaktuara, ndërsa pjesa tjetër do të kompensohet nga buxheti i shtetit. Sipas tij qeveria shqiptare, Ministria e energjetikës, KESH dhe OST arritën që ta përballonin me sukses fatkeqësinë natyrore që ndodhi në veri të vendit. Ndërsa falënderoi ekspertët e digave dhe ata të energjetikës për punën e tyre të palodhshme gjatë këtyre ditëve. Dua të them se qeveria shqiptare dhe gjithë organet e tjera kompetente arritën që ta përballonin me sukses këtë fatkeqësi natyrore. Por nuk duhen harruar dhe ekspertët e digave dhe ata të energjetikës, të cilët bënë një punë të palodhshme, për eliminimin e katastrofave që mund të ndodhnin, përfundoi Uldedaj.