Sejdiu:Jo bisedime jashtë pakos së Ahtisarit
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi pas mbërritjes në Aeroportin e Prishtinës, ka theksuar se në konferencën e Munihut ka bartur mesazhin për paqe në rajon dhe ka shprehur shqetësimin për pengesat që vijnë nga Serbia.Ai ka theksuar se Kosova ka përkrahje ndërkombëtare dhe ka shtuar se miqtë ndërkombëtarë janë duke punuar për njohje të reja."Nga miqtë tanë kemi përshtypje se është bërë shumë në influencimin për njohje të reja", tha Presidenti Sejdiu. Po kështu, Presidenti Sejdiu ka thënë se gjatë qëndrimit në Munih ka takuar personalitete të shumta, me të cilat e ka diskutuar çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës. Mes të tjerash, ai ka përmendur takimin me ministrin e Jashtëm të Spanjës, ministrin e Jashtëm të Pakistanit, ambasadorin e Singaporit në Berlin e të tjerë. I pyetur rreth bisedimeve të quajtura teknike me Beogradin, Presidenti Sejdiu ka përsëritur qëndrimin se Prishtina nuk do të lejojë hapjen e pakos së Ahtisarit. "Kemi dhënë zotimin tonë për pakon e Ahtisarit dhe nuk do të pranojmë diçka që del jashtë kësaj pakoje. Nuk është çështja për dialog të ri dhe as që do ta pranojmë një gjë të tillë", thekso