E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarët e shoqatës kundër Grykës

 

BURREL - Sekretarët e shoqatës "Azem Hajdari" deklaruan dje se kryetari i saj, Marjan Gryka, e ka përdorur atë për interesa personale, duke vepruar në kundërshtim me statutin e saj. Shemsi Shema, sekretar i përgjithshëm dhe Gëzim Bara, sekretar organizativ i shoqatës pohojnë se konflikti me të ka nisur 6 vjet më parë. "Që nga krijimi deri në vitin 2002, shoqata ka funksionuar normalisht. Pas këtij viti ish-kryetari i shoqatës, Marjan Gryka, filloi të flasë në kundërshtim me mendimet e kryesisë dhe forumeve të tjera drejtuese të shoqatës. Ai harroi interesat e shoqatës dhe nisi të veprojë sipas interesave të tij personale. Që nga ky moment kryesia është distancuar nga veprimet e Grykës, por jo publikisht, për arsyen e vetme që të mos denigrohet figura e tribunit të demokracisë Azem Hajdari dhe me shpresë se Gryka do të reflektonte pas kritikave të kryesisë dhe degëve lokale në rrethe", thotë Shema. "Në lidhje me plagosjen e tij, ne si shoqatë nuk mund të prononcohemi, pasi ai kur abuzon me gjakun dhe kontributin e Azem Hajdarit nuk lë gjë pa bërë". Ata thonë se së shpejti do të mbledhin kuvendin e shoqatës për të vendosur mosnjohjen e Grykës si kryetar.                  h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›