Tiranë, 29 vjecari vritet me cifte për motive pronësie
TIRANE- Vrasja ndodhi sot paradite në lagjen Sauk në periferi të kryeqytetit Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë ishin njoftuar rreth orës 10. 50 minuta për një plagosje me armë zjarri që kishte ndodhur në kthesën e Senatoriumit.
Me të mbërritur në vendngjare grupi hetimor i përbërë nga specialistë të seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit konkludoi se viktima 29 vjec Xhevdet Shefqet Qefalia ishte qëlluar me armë gjahu. Menjëherë i riu është dërguar në Spital Ushtarak nga forcat e policisë. 29 vjecari nuk ka mundur ti mbijetonte plagëve të shumta që kishte marrë dhe ka gjetur vdekjen brena pak minutash.
Grupi hetimor pasi kreu veprimet e para hetimore arriti në konkluzionet paprake se të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje ishin Kujtim Bakalli, 45 vjec dhe djali i tij Endrit Bakalli, 18 vjec.
Në sajë të ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të policisë së Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, u arrit kapja e tyre, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit e llojit (çifte).
Dyshohet se motivi kryesor i kësaj ngjarjeje të jetë ai i pronësisë. Mësëohet se dy familjet pretendojnë se janë pronar të një pjesë tokë, të ndodhur në Sauk. Grupi i posacëm hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarje.
Ndaj autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje është masa e arrestit në flagrancë dhe i është ngritur akuza e “Vrasjes me dashje”. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Një 29 vjecar është vrarë sot paradite në periferi të kryeqytetit shqiptar, në Tiranë. Policia identifikoi viktimën e vrasjes së ndodhur në lagjen Sauk, arrestoi autorin dhe shoqëron në polici djalin e tij. Hetimet e para tregojnë se vrasja ka ndodhur për motive pronësie.
(s.g/BalkanWeb)