E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretari Gates Nje terheqje e parakoheshme e NATO-s do te forconte talebanet

Sekretari amerikan i mbrojtjes paralajmeroi aleantet e NATO-s kunder nje terheqjeje te shpejte nga Afganistani duke thene se nje hap i tille do te rrezikonte perparimin qe eshte bere kunder kryengritesve talebane.

Sekretari Robert Gates u tha ministrave te mbrojtjes se NATO-s sot se flitet shume per largimin nga Afganistani por jo aq sa duhet per menyren se si ky largim te kryehet sic duhet. Ai i beri komentet ne Bruksel perpara perfaqesuesve te me shume se 45 vendeve qe ndihmojne me trupa ne Afganistan gjate nje sesioni me dyer te mbylluara.

Viti i kaluar ishte me vdekjepruresi per  forcat nderkombetare ne Afganistan qe nga nderhyrja amerikane atje ne vitin 2001.

Zoti Gates u beri thirrje pjesetareve te NATO-s qe ti rezistojne presionin politik per terheqjen e trupave nxitimthi mbas muajit korrik kur trupat e para te koalicionit do te nisin terheqjen e do te transferojne pergjegjesite tek forcat afgane.

Sekertari i mbrojtjes paralajmeroi pjesetaret e Alenaces se ndersa forcat e koalicionit dhe aletet e tyre kane ecur drejt nje perparimi te pamohueshem gjate vitit te kaluar militanet kane ndryshuar menyrat e tyre te veprimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›