SHBA Myslimanet ne Ilinoi kritikojne seancat e Kongresit

Shume organizata myslimano-amerikane jane te shqetesuara se seancat e Kongresit qe po mbahen ne Uashington mund te krijojne nje stereotip per komunitetin e tyre si burim te radikalizmit mysliman ne Shtetet e Bashkuara. Nje nga keto organizata Keshilli i Organizatave Islamike te zones se ikagos po zhvillon te ashtuquajturen Dite te Veprimit Mysliman ne shtetin qendror te Ilinoit per te demonstruar se keto stereotipe jane te gabuara dhe se qytetaret myslimane jane amerikane si gjithe te tjeret.
Mbi 1 mije e 200 amerikane myslimane nga shteti i Ilinoit u mblodhen ne Springfild per tu derguar nje mesazh ligjvenesve te shtetit.
Ne jemi pjese e ketij komuniteti nuk jemi te tjere. Ne jemi amerikane.
Ahlam Jbara ndihmoi per organizimin e Dites se Veprimit Mysliman viti i trete i ketij aktiviteti.
Ne shqetesohemi per te njejtat ceshtje si gjithe te tjeret. Ne jemi si gjithe te tjeret. Jemi te angazhuar dhe interesohemi per sistemin politik dhe zerat tane do te degjohen.
Ky mesazh u degjua edhe nga ligjvenes te shtetit si Uilliam Berns nje perfaqesues nga ikago i cili tani mban vendin e legjislatures qe dikur e kishte Presidenti Barak Obama.
Ata ndihmojne per te mos lejuar krijimin e stereotipeve ne komunitet dhe per te treguar se shumica derrmuese e myslimaneve ne Shtetet e Bashkuara dhe ne kete shtet jane qytetare te mire qe paguajne taksat dhe qe kerkojne te njejtat gjera si edhe qytetaret e tjere shkolla te mira kujdes shendetesor rruge te mira dhe qeverisje te mire.
Aktiviteti i Springfildit perkon me seancat ne Uashington qe perqendrohen tek ai qe disa e konsiderojne radikalizim te disa anetareve te komunitetit myslimano-amerikan. Seanca drejtohet nga anetari i Kongresit nga Nju Jorku Piter King qe ka thene se myslimano-amerikanet nuk po bejne te gjitha perpjekjet per te ndihmuar organet e rendit per te hetuar terrorizmin. Nje studim i Universitetit Duke dhe Universitetit te Karolines se Veriut tregon se myslimano-amerikanet kane qene burimi me i madh i informacioneve qe ka cuar ne arrestime ne rastet e terrorizmit ne Shtetet e Bashkuara.
Drejtori i zyres se ikagos se Keshillit per marredheniet amerikano-islamike Ahmed Rehab i denon seancat ne Uashington dhe vecanerisht anetarin e Kongresit King.
Politikane te papergjegjshem si Piter King dhe me vjen keq ta quaj keshtu por ky eshte mendimi im per te thone se komuniteti mysliman ne Amerike po radikalizohet dhe se ne nuk po bejme sa cduhet per ti bere balle elementeve te radikalizuar ne mesin tone. Ne fakt ne po i kundershtojme dhe kjo qe po bejme sot ne Springfild eshte rruga se si ne e realizojme nje gje te tille.
Organizatoret e Dites se Veprimit Mysliman shpresojne qe kjo ngjarje e pervitshme do te ngjalle nje interes per qeverisjen e shtetit mes te rinjve qe marrin pjese dhe ti inkurajoje ata qe perfshihen ne politike.