BE takim ne Bruksel diskutohet situata ne Li dhe kriza ekonomike

Udheheqesit e Bashkimit Evropian u takuan sot ne Bruksel per te diskutuar mbi situaten ne Libi dhe krizen ekonomike ne Evrope. Disa vende anetare shprehen rezerva per qendrimin e Frances ndaj Libise duke theskuar rendesine e nje qendrimi te perbashket.
Presidenti francez Nicolas Sarkozy u perball me presion ne rritje sot nga udheheqesit e BE-se te pakenaqur me levizjen e tij duke njohur opoziten ne Libi para diskutimit te nje veprimi te perbashket.
Kryeministri holandez Mark Rutte e cilesoi vendimin e qeverise franceze si nje levizje te cuditshme.
Ne kemi nje tradite me shume se 10 vjecare te njohjes se shteteve dhe jo te qeverive.
Vendimi i presidentit Sarkozy per te njohur Keshillin e Perkohshem Qeverises ne Libi la ne hije perpjekjet e BE-se per te treguar bashkim ne deklarimin e regjimit te Moamar Gadafit te perfunduar.
Anetare te tjere te BE-se po bejne thirrje per maturi gjate diteve te luftimeve te vazhdueshme.
shte e rendesishme qe vendet e Evropes te tregojne vullnet politik ambicje dhe bashkim per te qene te qarte se kolonel Gadafi duhet te largohet. Regjimi i tij eshte i paligjshem.
Udheheqesit e BE-se thane se symini kryesor i takimit ishte ti behej presion regjimit te Gadafit dhe tu jepet ndihme njerezve ne nevoje. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Gadafi duhet te largohet.
Duhet te jete e qarte se ai qe lufton kunder popullit te vet nuk mund te jete bashkebisedues me Bashkimin Evropian. Prandaj ne kerkojne largimin e menjehershem te Gadafit.
Te gjitha opsionet perfshi zonen e ndalim fluturimit jane ne tryezen e bisedimeve.
Udheheqesit e BE-se diskutuan edhe per situaten ekonomike ne vendet e eurozones. Ata pershendeten hapat e ndermarra nga Irlanda Portugalia dhe Greqia perfshi perpjekjet e fundit te ndermara nga Portugalia per te pakesuar deficitin buxhetor.
Udheheqesit e BE-se kerkojne qe Greqia te punoje me shume per te zbatuar programin e reformave ekonomike sipas marreveshjes me BE-ne dhe FMN-ne.
Kryeministri grek George Papandreu tha sot se vendi i tij ka bere perpjekje per te reformuar ekonomine dhe se Evropa duhet te marre vendime te fuqishme per te qetesuar tregjet financiare. Udheheqesit e euro zones diskutuan gjithashtu paktin e konkurrences me shumicen e shteteve qe kerkojne qe Gjermania te dale e para me angazhimin per te forcuar fondin per ndihmen financiare te eurozones. Pakti pritet te nenshkruhet zyrtarisht ne fund te muajit.