Sekretari Gejts ne Afganistan ne kuader te turneut te lamtumires

Ne Afganistanin jugor Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts vizitoi pjesetare te forcave te armatosura ameriakne qe luftojne kunder kryengritjes talebane. Takimet e zotit Gejts zhvillohen ne kuader te turneut te tij te lamtumires para se te largohet nga posti i Sekretarit te Mbrojtjes ne fund te muajit.
Rreth 150 ushtare amerikane pershendeten Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gejts nen nje tende te hapur ne Afganistanin jugor. Ndalesa e pare e turneut te tij te lamtumires ishte te vizitonte trupat ne Bazen Walton te Operacioneve ne province Kandahar. Zoti Gejts u tha ushtareve se nuk do ti harronte kurre.
Me shume se cdokush tjeter pervec presidentit une jam pergjegjes per pranine tuaj ketu. Kete pergjegjesi e ndjej cdo dite qe kam mbajtur kete post tashme prej 4 vjetesh e gjysme. Une besoj se ju jeni pjesa me e mire e asaj qe ofron vendi yne. Do tju kem gjithmone ne mendje dhe ne luatjet e mia per gjithe jeten. Faleminderit.
Me pas zoti Gejts vizitoi marinsat amerikane ne nje tende ne kampin Dwyer ne Provincen Helmand.
Ndersa Sekretari i Mbrojtjes udhetonte neper kete vend te mberthyer nga lufta Presidenti Barak Obama po analizon se me cfare ritmesh do te filloje te zbatohet muajin e ardhshem terheqja e trupave amerikane nga Afganistani. Ne Kampin Dwyer zoti Gejts tha se nese vendimi do te ishte ne dore te tij nuk do te diskutohej qe trupat luftarake do te terhiqeshin te fundit
Se pari do te filloja per personelin mbeshtetes per te cilin nuk kemi me nevoje. Kemi bere plot ndertime ndoshta keta persona nuk nevojiten me ne Afganistan. Do te perpiqesha te shfrytezoja ne maksimum aftesite luftarake per sa kohe qe vazhdon ky process.
Sekretari i Mbrojtjes la te kuptohej ditet e fundit se e shihte te mundur perfundimin e luftes afro 10 vjecare fale arritjeve ne gjendjen e sigurise gjate periudhes se fundit prej 1 viti e gjysme.
Por megjithese zoti Gejts tha se mund te zhvillohen bisedime per paqe me Talebanet brenda nje viti ai paralajmeroi se bisedime te tilla jane te mundshme vetem nese trupat e NATO-s ne terren vazhdojne presionin ndaj kryengritesve.
Komandantet ne terren ne te dyja bazat thane se kane pare perparim te dukshem ne gjendjen e sigurise vecanerisht per sa i perket rritjes se kapacitetit te forcave afgane ne zonat perreth provinces Kandahar.
Por dhuna vazhdon gjate ketyre muajve qe tradicionalisht kane qene nje periudhe luftimesh per Talebanet. Qe nga mberritja e Sekretarit Gejts ne Afganistan te shtunen NATO ka njoftuar per vrasjen e 5 pjesetareve te forcave te saj ne perleshje me kryengritesit.
Zoti Gejts pritet te vizitoje trupa te tjera amerikane sot dhe kete jave do te shkoje ne Bruksel ku do te marre pjese ne nje conference te NATO-s per sigurine e cila pritet te kete ne rend te dites edhe gjendjen ne Afganistan.