E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërroi jetë Lawrence Eagelburger

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 16:30

Ka vdekur në moshën 80-vjeçare ish-sekretari amerikan i shtetit, Lawrence Eagelburger.

Lajmin për vdekjen e tij e dhanë përfaqësues të ish-presidentit George Herbert Walker Bush dhe të ish-sekretarit amerikan të shtetit James Baker. Hollësi të tjera nuk janë bërë të ditura.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, në të cilën Eagelburger u cilësua si “një diplomat të shquar” dhe u theksua se ai i shërbeu vendit “në ditët kritike”, në mbarim të Luftës së Ftohtë, pas rënies së Murit të Berlinit.

Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, vuri në dukje se Eagelburger ishte një zë i fortë dhe mbrojtës i fuqishëm i vlerave amerikane.

Eagelburger shërbeu në postin e sekretarit të shtetit për vetëm 5 muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›