E Martë, 3 Nëntor 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thirrje Izraelit: Mbroni civilët në Gaza

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin i ka kërkuar Izraelit të mbrojë civilët  gjatë operacioneve izraelite në Gaza.

Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Liban që të largohen menjëherë nga vendi, “ndërsa fluturimet komerciale janë ende të disponueshme”, pasi shkëmbimi i zjarrit është intensifikuar.

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden theksoi në një letër drejtuar kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, se administrata e tij është “gati të ndërmarrë veprime të mëtejshme”, pas sulmeve nga organizatat të lidhura me Iranin kundër trupave amerikane të vendosura në Irak dhe Siri.

Letra del në dritë pasi Pentagoni njoftoi se avionët luftarakë amerikanë kishin goditur dy objekte të përdorura nga Garda Revolucionare , një organ elitar i ushtrisë iraniane  dhe “organizata të lidhura me to” në Sirinë lindore./ cnn.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›