E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skulptura ne hapesiren publike ne FAB

Mungesa e skulpturës urbane në parqet tona është e dukshme. Skulptura urbane moderne është disi e harruar. Debati mbi këtë koncept duket i largët mes profesionistësh, por artistët e cilësojnë si shumë të rëndësishëm për dhënien e një dimensioni të ri përmes mbështetjes së bashkive në vend.

Pikërisht mbi këtë zhanër studentët e artit pamor të atelierit të skulpturës kanë dhënë konceptet e tyre se si do të dukeshin parqet estetikisht me zbukurimin e këtyre skulpturave.

Kuratori i ekspozitës së çelur në galerinë FAB, Artan Peqini vlerëson punimet e realizuara nga studentët.

Artisti Gaz Leka përgëzon mesazhet dhe konceptet e studentëve.

26 punimet sjellin një mori formash e konceptesh realizuar në materiale të ndryshme gjithashtu ato propozojnë edhe parqet e qyteteve tona ku këto instalacione mund të qëndrojnë më së miri.

Realizimet e studentëve sjellin një realitet krejt ndryshe nga ai që ekziston jashtë mureve të galerisë. Formimi i skulptorëve të rinj duhet parë si një dritare e re për të ndryshuar hapësirat publike tonat për ti bërë më të bukra dhe bashkëkohore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›