E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Këshillit të Evropës, Jagland uron Nishanin për zgjedhjen President të Republikës

22-06-2012 / Gazeta 55

Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një mesazh urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Z. Thorbjorn Jagland. Duke shprehur përgëzimet për zgjedhjen dhe duke i uruar sukses në kryerjen e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë, Sekretari Jagland i shkruan Z. Nishani. “Mandati juaj vjen në një moment vendimtar për vendin tuaj dhe fillon në kohën kur Shqipëria mban për herë të parë Presidencën e Këshillit të Europës. Më lejoni t’ju siguroj, ashtu si në takimin tonë të fundit në Tiranë, se organizata jonë është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me vendin tuaj dhe të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit europian”- thuhet në mesazhin e urimit të Thorbjorn Jagland. 


Presidenti i zgjedhur i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani ka marrë mesazhe urimi edhe nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë Z. Rosen Plevneliev, Presidenti i Republikës së Polonisë Z. Bronislaë Komoroëski, si dhe Drejtori i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin në Vjenë, Z. Yury Fedotov.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›