E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja Clinton thirrje Pakistanit per me teper perpjekje ne luften kunder terrorizmit

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton thote se Pakistani duhet te beje me teper per te luftuar terrorizmin dhe se Shtetet e Bashkuara jane te perkushtuara ne ndjekje te grupeve terroriste me baze ne Pakistan qe kercenojne SHBA-ne Afganistanin dhe aleate te tjere.

Pas bisedimeve sot ne New Delhi me homologun e saj indian S.M. Krishna zonja Clinton i tha gazetareve se SHBA dhe India i njohin tragjedite e terrorizmit ne vendin e tyre. Ajo tha po ashtu se terroristet ne Pakistan kane vrare 30 mije pakistaneze.

Sekretarja e Shtetit tha se SHBA dhe India duhet ta thellojne bashkepunimin dhe se te dyja vendet kane synim te njejte per ta parandaluar Iranin te siguroje arme berthamore.

Ne bisedimet me homologun e saj indian Krishna zonja Clinton diskutoi edhe per ceshtje ekonomike perfshire perparimin e arritur ne marreveshjen e bashkepunimit berthamor ndersa te dyja palet pergatiten per forumin strategjik qe do te mbahet muajin e ardhshem ne Washington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›