E Diel, 1 Nëntor 2026

Stilistet amerikane po perpiqen te rrisin prodhimin vendas ne industrine e veshjeve

Per dekada me rradhe kompanite amerikane mes tyre edhe industria e tekstileve kane zhvendosur prodhimin e tyre jashte vendit ku krahu i punes dhe kostot te tjera te kesaj industrie kushtojne me pak. Por specialistet e modes ne Shtetet e Bashkuara thone se disa stiliste amerikane po e zhvendosin prodhimin e industrise se veshjeve serish ne Shtetet e Bashkuara pasi ka nje kerkese ne rritje nga konsumatoret per veshje te prodhuara ne Shtetet e Bashkuara.

Ne Kalifornine jugore me shume se 150 mije njerez punojne ne industrine e veshjeve.

Nese do te krijosh veshje ne Shtetet e Bashkuara duhet te punosh ne Kaliforni thote Ilse Metcekpresidente e Shoqates se Modes ne Kaliforni.

Ajo thote se jane shtuar stilistet qe krijojne veshje ne Shtetet e Bashkuara e qe plotesojne kerkesat e konsumatorit.

Gjithcka qe thuhet se Kina nuk respekton ligjet e punes apo se Kina manipulon monedhen e vet ndikon tek njerezit. Ata jane shume te ndergjegjshem. Ata ndoshta nuk dine detjate por degjojne zhurmen rreth prodhimeve kineze.

Disa amerikane duan gjithashtu te blejne mallra amerikane per te ndihmuar ekonomine vendase. Kathleen Hudak eshte nje prej tyre.

Dua qe parate e mia te ndihmojne punonjesit e vendit tone.

Konsumatoret jashte vendit gjithashtu shohin per markat ku shkruhet Prodhim i  Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Bryan Kang president i dyqanit te Los Angelosit Rhapsody Clothing shpjegon arsyet.

Ka ekzistuar ideja se nuk ka treg te ndermjetem se ne tregjet aziatike shiten ose firma si Fendi apo Guci ose prodhime teper te lira te cilesise se ulet. Por ne zbuluam se kjo nuk eshte e vertete.  Ka kerkese te larte edhe nga shtresa e mesme.

Bryan Kang thote se ai ka transferuar shume nga prodhimet e tij nga Amerika Latine apo Kina serish ne Shtetet e Bashkuara ndonese i ka kushtuar rreth 10 apo 20 per qind me shtrenjte prodhimi i artikujve te vecante.

Lonnie Kane president i firmes Karen Kane prodhon shumicen e artikujve te tij ne Kine. Por ai thote se tani ka me pak dallim ne cmimin e produkteve qe prodhohen ne Kine apo ne Shtetet e Bashkuar pasi edhe ne Kine po shtrenjtohet prodhimi.

Ne Kine po ngrihet niveli i jeteses. Edhe pagat po rriten.

Lonnie Kane dhe amerikane te tjere qe jane perfshire ne industrine e veshjeve thone se procesi i prodhimit ne vend eshte me i lehte ka cilesi me te mire.

Frank Doroff eshte zevendes kryetar i departamentit te veshjeve per dyqanin e shitjeve me pakice Bloomingdale.

Une kerkoj produkte qe jane prodhuar ne Shtetet e Bashkuara per vete marredhenien qe mund  te vendos me prodhuesin e linjes kohen me te shpejte qe kam per te pare produktin duke perfshire ketu edhe cilesine e mallit.

Por ende shume veshje behen jashte Shteteve te Bashkuara dhe Lonnie Kane thote se disa lloj veshjesh nuk mund te behen kurre ketu.

Prodhimet e dyqaneve Walmart nuk mund te behen ne Shtetet e Bashkuara. Konsumatoret duan te paguajne vetem nje cmim te kufizuar per nje produkt dhe kjo mund te kete kosto me te larte ne Shtetet e Bsashkuara.

Nese prodhimi ne Kine shtrenjtohet specialiste e industrise thone se industria e veshjeve thjesht do te zhvendoset ne vendet me kosto me te ulet si Bangladeshi apo Kamboxhia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›