Kolumbi, vetëdorëzohet baroni i drogës

Policia kolumbiane deklaron se një person i dyshuar si trafikanti më i madh i drogës në vend, i vendosur në listën e më të kërkuarve, është vetëdorëzuar tek forcat e rendit.
Javier Antonio Calle Serna, i njohur ndryshe si Comba, u dorëzua në duart e agjentëve të Administratës Kundër Drogës, DEA, në ishullin Aruba.
Comba akuzohet për vrasjen në vitin 2008 të Wilber Varela, një baron kolumbian i drogës, të cilit thuhet se i mori kontrollin e rrugëve të trafikut. 43-vjeçari është marrë nga agjentët amerikanë në Nju Jork, ku dhe do të përballet me gjyqin.