Shpikjet e reja ne fushen e mjekesise
Imagjinoni sikur helmi i nje bretkose te mund ta kthente kancerin nga nje semundje vdekjeprurese ne nje semundje kronike te sherueshme. Apo nje virus qe do te ndryshonte trajtimin per njerezit qe vuajne nga fibroza cistike. Keto jane vetem disa nga shpikjet qe u nderuan me cmim ne konferencen e Londres per te Ardhmen e Mjekesise.
Profesor Kristofer Shou dhe koleget e tij shpresojne se jane ne prag te gjetjes se nje trajtimi te ri qe mund te ndryshoje menyren se si e shohim kancerin sot. Ata po perpiqen te mbledhin nje proteine qe del permes sekrecioneve nga disa bretkosa te marra nga Kina. Ekipi ka udhetuar ne gjithe boten duke testuar 200 lloje bretkosash nga 3500 qe ekzistojne gjithsej.
Ne e hasem kete molekule rastesisht nga kjo bretkose e quajtur Waxy Monkey. Dhe nga testet qe beme doli se ajo e ndalon teresisht rritjen e eneve te gjakut.
Ekipi i profesor Shou arriti te merrte helm nga bretkosat duke percuar nje rryme te lehte elektrike ne lekuren e tyre.
Pas testeve te tjera zbuluam se kjo molekule ishte me e fuqishmja per ndalimin e zgjerimit te eneve te gjakut dhe sigurisht qe keto te fundit jane qenesore ne procesin e semundjes se kancerit qofte per perhapjen e tij apo ndarjen e qelizave kanceroze ne trup.
Ekipi shpreson ti filloje testimet ne kafshe brenda dy vjeteve. Profesor Shou thote se mes tjerash ata po zhvillojne kerkime edhe per molekula qe shkaterrojne bakteriet rezistente ndaj ilaceve apo virusin HIV parazitet e malaries etj.
Nje shpikje tjeter eshte drita fosforeshente e perdorur per fotografimin e dhembeve. Ajo tregon shume me teper sec mund te shihet me sy te lire. Pacientet mund te shohin qarte se ku ka me teper mundesi qe te kene probleme me mishin e dhembeve dhe cilat pjese duhet ti pastrojne me me kujdes.
Gjerat mund te shihen qe kur kane filluar te prishen cka nuk mund te dallohet me sy te lire. Dhe me nje higjene me te mire te gojes keta dhembe mund te riparohen pa pasur nevoje te gerryhen dhe te mbushen.
Nderkohe perparim vazhdon te behet ne fushen e gjenetikes. Megjithese eshte e veshtire te imagjinohet kjo gje eshte shume e rendesishme sepse do te thote se trajtimet per fibrozen cistike jane te mundura.
Nje ekip i Kolegjit Imperial te Londres ka zbuluar nje menyre per ta zevendesuar gjenin e gabuar te fibrozes cistike me gjenin e duhur. Veshtiresia ngelet tek menyra se si do te futet ky gjen ne mushkerite e pacientit.
Gjeni nuk mund te futet thjesht ne mushkeri dhe te shpresosh se qelizat e marrin ate. Na duhet nje menyre e caktuar per ti percjelle keto gjene ne qeliza dhe per kete kemi krijuar nje virus qe do te jete efikas ne percjelljen e gjenit ne mushkeri.
Pacientet e semure me fibroze cistike kane nje regjim trajtimi shume te rende. Ata marrin ilace cdo dite. Pervec kesaj ata u nenshtrohen fizioterapise per ndalimin e mukusit qe mund tu bllokoje mushkerite.
Zonja Grizenbah thote se nje doze e virusit te ri do te zgjaste per dy vjet dhe kjo do te ishte shume e rendesishme nga pikepamja terapike meqenese do te rrallonte marrjen e ilaceve nga pacientet me fibroze cistike.