Te zhdukurit gjate luftes 500 mije qytetare peticion

Te zhdukurit gjate luftes ne Kosove
Ballkan 2 korrik 2011 NOA- Brenda dy muajsh nje gjysme milione qytetare nga vendet e Ballkanit kane nenshkruar nje peticion per formimin e nje komisioni rajonal me qellim zbardhjen e fatit te te zhdukurve qe nga koha e lufterave te viteve 90-te ne ish-Jugosllavi. Iniciatives i jane bashkuar edhe 1.500 organizata joqeveritare dhe grupe te te drejtave te njeriut ne Ballkan. Natasha Kandic aktiviste e njohur serbe per te drejtat e njeriut dhe iniciatore e peticionit eshte shprehur per agjencine e lajmeve AFP se do te regjistrohet emri i cdo personi qe eshte vrare si pasoje e krimeve apo luftes gjithashtu edhe rrethanat e vrasjes. Kandic ka theksuar se vizioni yne eshte qe t8217u jepet fund praktikave te manipulimit me shifrat ne Ballkan pa cituar asnjehere emrat e viktimave. Kandic shpreson qe komisioni te filloje nga puna rreth vitit 2013. Iniciativa eshte mirepritur mjaft ne Kosove ku rreth 100.000 vete kane nenshkruar peticionin. Rreth 1800 persona ne Kosove konsiderohen ende te zhdukur.
a.q/NOA/DW