E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja Klinton paraqiti perparesite per buxhetin e politikes se jashtme

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton paraqiti sot perparesite per buxhetin e politikes se jashtme para Komisionit te Senatit per Marredheniet me Jashte ne kongresin amerikan. Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet te kursejne ne kurriz te diplomacise per te mos rrezikuar rolin e tyre udheheqes ne skenen globale.

Sekretarja Klinton e hapi fjalen e saj duke ngritur si ceshtje kryesore gjendjen ne Libi dhe takimet e saj te fundit me kreret boterore te politikes se jashtme per ti gjetur nje zgjidhje konkrete konfliktit ne vendin e Afrikes se Veriut. Zonja Klinton ritheksoi se udheheqesi libian Moamar Gadafi duhet te largohet menjehere.

Ne po i mbajme te gjitha opsionet te hapura per aq kohe sa qeveria libiane vazhdon te vrase njerezit e vet.

Diplomacia maratone e bashkepunimit te Shteteve te Bashkuara me OKB-ne dhe aleatet ka dhene rezultate deri tani ne sanksionimin e qeverise libiane dhe perjashtimin e vendit nga Keshilli i OKB-se per te Drejtat e Njeriut tha zonja Klinton. Dhe kjo eshte nje pasqyrim i qarte i nevojes qenesore per ndihmen e diplomacise amerikane.

Zonja Klinton tha se megjithese e kupton shqetesimin e amerikaneve per borxhin kombetar diplomacia amerikane nuk duhet te demtohet meqenese roli udheheqes i Shteteve te Bashkuara nuk mund te merret si e drejte e mireqene por e drejte e fituar.

Mendoj se amerikanet e kuptojne nevojen per investime te pergjegjshme ne sigurine tone per te ardhmen qe te ndjehemi me te sigurt dhe te mbajme tregjet e hapura. Per tu siguruar qe ne te vazhdojme te jemi vendi udheheqes ne bote.

Ne kemi pare rezultatet e diplomacise ne Irak prej ku jane kthyer me shume se 100 mije trupa dhe civilet po ndihmojne ne ruajtjen e paqes. Ndersa ne Afganistan shtimi i numrit te forcave ushtarake dhe civile kane ndihmuar ne vendosjen e nje baze diplomatike qe do te ndihmoje ne pajtimin e afganeve. Ndaj Iranit kemi arritur te vendosim sanksionet me te ashpra deri tani dhe te gjitha keto jane arritje te diplomacise amerikane.

Zonja Klinton tha se kalimi i pergjegjesive nga ushtria tek civilet u ka kursyer taksapaguesve shume para.

Megjithate sekretarja Klinton pranoi se ne buxhetin e politikes se jashtme jane bere disa shkurtime.

Kemi shkurtuar ndihmen ekonomike per Evropen Qendrore dhe Lindore Kaukazin dhe Azine Qendrore me 15 per qind. Kemi pergjysmuar ndihmen ne programet e zhvillimit ne 20 vende.

Sekretarja Klinton i beri komente sot para komisionit te senatit per marredheniet me jashte ne lidhje me perparesite e sigurise kombetare dhe politikes se jashtme ne buxhetin e marredhenieve nderkombetare per vitin 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›