E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekleston Shiu artificial do te largonte merzine

Berni Ekleston edhe pse mund te konsiderohet si nje personazh i cuditshem e di fare mire se sa te merzitshme jane bere vitet e fundit garat e njevendesheve. Per te shmangur kete detaj te garave te Formules 1 britaniku ka gjetur nje zgjidhje mjaft te vecante. Parakalimet po rrallohen nga viti ne vit - tha numri nje i Formules 1 - pasi ne dite te thata ne piste ka vetem nje trajektore ku makinat mund te japin maksimumin nderkohe qe ne ditet me shi atehere gjithcka permbyset. Garat nen shi jane gjithmone me emocionuese. Atehere me lind pyetja Perse te mos i bejme te tera garat ne te tilla kushte Deri me tani kemi disa pista ku mund ti lagim artificialisht. Mendoj se mund te bejme dicka te tille pra ti lagim per pak xhiro dhe dy ose tri minuta para se te bejme dicka te tille mund te paralajmerojme edhe skuadrat. Kjo do te ishte spektakolare. Me tej pronari i Formules 1 Berni Ekleston kerkoi nje date te re per zhvillimin e Cmimit te Madh te Bahrejnit. Sipas kalendarit te ketij viti gara ne ishullin e vogel te Gjirit Persik duhet te hapte Boterorin por protestat bene qe gara te anulohej. Boterori i Formules 1 do te nise ne 29 mars me garen e Australise ndersa kishte mbetur e paqarte nese gara ne pisten e Sakhirit do te anulohej perfundimisht apo do te shtyhej. Ne nje deklarate te dhene me pare gjate dites se djeshme Ekleston tha Duhet ndryshuar kalendari ne menyre qe Bahrejni te zhvillohet ne nje date tjeter. Keshilli i FIA-s Federata Nderkombetare e Automobilizmit duhet te vendose ne fillimin e marsit kur do te jete data e gares. Ne fund te artikullit te publikuar ne sajtin Formua1.com numri nje i garave me makina shprehu besim ne shanset e Mikael Shumakerit per te luftuar per titullin kampion ndersa shtoi se eshte pothuajse i sigurt qe Fetel do te garoje nje dite per Ferrarin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›