Sekretarja amerikane e Shtetit Klinton në Laos

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ndodhet në Laos për bisedime të nivelit të lartë mbir zhvillimet në rajon dhe përpjekjet për integrim në ASEAN.
Kjo është vizita e parë në këtë vend komunist nga një sekretar amerikan i shtetit në 57 vjet.
Plani i sotëm i sekretares Klintonit përfshin bisedime me zëvendës kryeministrin, ministrin e jashtëm, si dhe kryeministrin Thammavong Thongsing. Ajo gjithashtu do të bëjë një vizitë në tempullin Phra Ho KEO në Vientiane.
Gjithashtu, sekretarja Klinton do të shkojë sot edhe në Kamboxhia ku do të marrë pjesë në një konferencë të Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN).