Rezoluta për Prokurorinë, debate në komisionin e ligjeve

Komisioni i Ligjeve është shoqëruar sot me debate në lidhje me projektrezolutën për “Raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për gjendjen e kriminalitetit për vitin 2011”. Deputetët e opozitës në komisionin e kanë kundërshtuar rezolutën për punën e prokurorisë duke theksuar se ajo ka mangësi.
Deputeti i PS-së Pandeli Majko ka kërkuar informacione në lidhje me komisionin hetimor të ngritur nga mazhoranca për 21 janarin. Nga rezoluta që ka sjellë shumica rezulton se nuk ka pasur grusht shteti në 21 janar ndërkohë që sipas Berisha ka deklaruar se Prokuroria ishte bashkëpunëtore në puç” theksoi Majko. Majko gjithashtu ka theksuar se në vitin 2011 nuk ka pasur bashkëpunim mes prokurorisë, qeverisë dhe Kuvendit.
I menjëhershëm ka qënë reagimin e kreut të komisionit Ilir Rusmajli i cili ka theksuar se detyra e komisionit është të miratojë rezolutën dhe ta çojë atë në Kuvend. “Çështja që trajton Majko nuk mund të jetë objekt i rezolutës. Me veprimin apo mosveprimin e prokurorisë merret komisioni parlamentar” theksoi Rusmajli.
Gjithashtu deputeti i PS-së Bashkim Fino ka theksuar se rezoluta duhet të hartohej nga dy relatorë pasi ajo ka tendenca ndaj prokurorisë.