SHBA, pranon fajin në shkëmbim të heqjes së akuzave

Një mysliman amerikan pranoi fajin për dy akuza, lidhur me një komplot me qëllim përdorimin e aeroplanëve me eksploziv për të sulmuar Pentagonin dhe Shtëpinë e Bardhë.
Sipas një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar, Rezvan Ferdaus, 26 vjeç ka pranuar se synonte të dëmtonte ndërtesën federale dhe synonte të siguronte materialet për terroristët në shkëmbim të lirimit nga akuzat e tjera kundër tij.
Si pjesë e marrëveshjes, ai ka pranuar një dënim prej 17 vjetësh me burg, pasuar nga lirimi me kusht prej 10 vitesh.
Ferdaus ishte kapur në vitin 2011 në kuadër të një operacioni në kohën kur po tentonte të blinte armë nga agjentët sekretë të FBI-së.