Sekretarja amerikane e shtetit Klinton Progresi i Shqiperise i jashtezakonshem

Shqiperi-SHBA kane marredhenie te shkelqyera. Ky eshte vleresimi e njekohesisht mesazhi i dhene nga sekretarja e Shtetit Hillary Clinton gjate takimit te zhvilluar me ministrin e Jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto ne Washington. Nderkohe mesohet se gjate ketij takimi jane riafirmuar raportet e ngushta mes dy vendeve e per me teper bashkepunim per njohje te reja. Ndersa Sekretarja e Shtetit ka falenderuar Shqiperine per rolin e saj ne Afganistan me e thelluar ka qene dhe ceshtja e Kosoves dhe njohjet e metejshme te pavaresise. Progresi i Shqiperise eshte i jashtezakonshem falenderoj per qendrimin e Shqiperise ndaj Kosoves. Ndersa eshte folur edhe per rajonin e ku eshte vleresuar kontributi i Shqiperise Clinton ka pranuar ftesen e Haxhinastos per te vizituar vendin tone.
Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto takohet me Senatorin Republikan John McCaine dhe kongresmene amerikane
Nje vend te vecante ne axhenden zyrtare te vizites se ministrit Haxhinasto ne Uashington zuri takimi me Senatorin Republikan John McCain. Gjate takimit bashkebiseduesit diskutuan lidhur me angazhimin e Shqiperise ne luften kunder terrorizmit vecanerisht kontributin e vendit tone ne Afganistan. Ministri shqiptar i Puneve te Jashtme informoi Senatorin McCain lidhur me progresin dhe arritjet e qeverise shqiptare ne te gjitha fushat duke vene theksin tek lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Senatori McCain vleresoi ne menyre te vecante arritjet dhe progresin qe Shqiperia ka bere ne rrugen e demokracise duke e cilesuar ate si nje histori suksesi. Me tej ai theksoi se duhet te behet me shume qe keto arritje dhe suksese ti behen te njohura te gjithe komunitetit nderkombetar. Senatori McCAin falenderoi ministrin Haxhinasto per kontributin e Shqiperise ne Afganistan me kontingjentin e trupave te derguara atje. Gjithashtu Senatori McCain vleresoi kontributin e Shqiperise ne zhvillimin e marredhenieve te fqinjesise se mire mes vendeve te Rajonit dhe ne krijimin e nje klime politike bashkepunimi e zhvillimi. Ne kete kontekst u nenvizua edhe roli i pozitiv i shtetit te ri te Kosoves si faktor stabiliteti ne Rajon. Haxhinasto vleresoi lart rolin dhe kontributin qe Senatori McCain ka dhene per Shqiperine dhe shqiptaret duke nenvizuar anetaresimin ne NATO si dhe per pavaresine e Kosoves.
...