E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti 1990 viti me i rendesishem pas pavaresise Shqiperia dhe ceshtja kombetare dolen ne drite

09-12-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha flet ne Opinion per ngjarjet e dhjetorit te 20 viteve me pare vendosjen e pluralizmit si dhe themelimin e PD-se

PRAGBRAKTISJA E PROFESIONIT TEuml MJEKUT

Zoti Berisha kane kaluar pothuajse 20 vjet qe nga viti 1990 nga dita qe ju vendoset te hiqni dore nga profesioni i mjekut qe e ushtronit prej pothuajse 20-vjetesh per tiu kushtuar nje pasioni dhe profesioni te ri politikes. Tani qe profesioni i ri eshte bere po aq i vjeter sa ai i pari thuajse 20 vjet a jeni penduar per kete ndryshim ne jeten tuaj
... Sot pas 20-vjetesh jam 20 here i lumtur qe perjetova dhe luajta ate rol qe munda te luaj ne vitin me percaktues te historise kombetare te shqiptareve pas pavaresise se ketij vendi ne vitin 1990. Une kam qene nje studiues i cili per rastesi dhe per nje kompleks rrethanash kisha filluar studimet dhe kerkimet shkencore dhe ne dy vitet e fundit te fakultetit te mjekesise kisha arritur te botoje ne mbare boten studime origjinale qe dhe sot qendrojne si reference.
...
Por e braktiset kete profesion
Po. E braktisa sepse gradualisht tek une u konsolidua nje vetedije e thelle se te vertetat per te cilat une sakrifikoja qemtoja qe i perkushtoja jo me pak se 16-18 ore ne dite ishin ne nje rend me depror se sa disa te verteta te tjera te medha. Dhe keto te drejta te verteta te medha ishin lirite dhe te drejtat e mia ishin lirite dhe te drejtat e individit te cilat perbenin ne vetvete thelbin e dinjitetit qe mungonte. Ky ka qene shkaku themelor pse une vendosa para viteve lsquo90 qe tu perkushtohem ketyre te vertetave te tjera qe ishin me eprore me te rendesishme. Te beja ate qe nuk kisha bere te dilja nga konformizmi im intelektual.
Kur ndodhi kjo ndjesi te ju Ju ishit komunist ne ate kohe. Kur u anetaresuat ne Partine Komuniste
Une jam anetaresuar ne Partine Komuniste ne vitin 1970. Ka pasur dy arsye. Arsyeja e pare eshte sepse u ndikova ne menyre shume thelbesore nga pushtimi i Cekise. E perjetova ate me nje dhimbje dhe nje emocion te paimagjinueshem sepse Dubceku ngjalli shprese ne te gjithe boten komuniste. Ajo qe u quajt pranvera e Prages. Nje nate nje ushtri prej 300.000 trupash tanke e te gjitha mjetet pushtoi nje vend qe tentoi te dilte ne liri ose te pakten keshtu besonim. Ishte shume e perhapur ideja se pas Cekise do te ishte Shqiperia gje per te cilen une isha shume i vendosur si qytetar te qendroja ne ate pozicion qe duhet te qendroje cdo qytetar ne rastin e nje pushtimi kombetar. Se dyti e verteta eshte qe ne Shqiperi filloi nje hapje.

Ne cilin vit
Kane qene besoj vitet 1969-1972 vite ne te cilat ne Shqiperi filluan te jepen filma italiane si filmi Me fal filma te tjere.

Ju patet shprese se do te ndryshonte
Po shume shprese une mjaft njehere. Kisha shprese se kishte filluar te jepej muzike qe nuk lejohej.
Pra ju menduat nje liberalizim i Partise se Punes qe ishte ne pushtet apo nje permbysje e saj
Jo nje permbysje ne asnje menyre por mendoja se po shkojme drejt hapjes. Meqenese ne kishim dale nga sfera ruse mendoja se do te ecnim drejt perendimit. Keto filma qe shfaqeshin keto kenge qe jepeshin Mami blu Tom Xhons ose kengetare te tjere.

Tom Xhons kishte filluar te jepej ne ate kohe ne Shqiperi
Denis Rusos po nje here me Mami blu. Pra mendova se ne po ecim tashme drejt perendimit. Ne te vertete ne shkuam edhe me mbrapa. Filluan plenumet me radhe ekzekutimet spastrimet masive ecja drejt revolucionit kulturor kinez u shfaqen me te gjithe shemtine e tij format e ketij revolucioni ne Shqiperi dhe ky ishte fundi i besimit tim se do te mund te kishim ndryshime.

Po ju ne ate kohe keni qene Sekretar Partie dhe vazhduat te jeni deri ne vitet 1990 apo jo zoti Berisha
Sekretar Partie kam qene gjithsej absolutisht jo me shume se 3-5 muaj me sa mbaj mend.
Ne cilin vit
Ne vitin 1978 nga fundi dhe fillimi i vitit 1979. Detyre nga e cila me shkarkuan ne mungese.

Eumlshte thene se keni qene deri ne vitin 1990 Sekretar Partie
Absolutisht jo. Kjo eshte nje genjeshter. Jane thene shume gjera se kam qene shume vite se kam kuruar Enver Hoxhen...

Po ne fakt keni qene apo jo pjese e grupit qe kuronin drejtuesit komuniste te kohes
Une kam qene cdo dite dhe cdo vit pedagog ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Nuk kam qene asnje dite mjek i emeruar ne kliniken e udheheqjes. Kam qene konsulent per te gjitha kategorite e njerezve pervec Enver Hoxhes duke perfshire nga te burgosurit politike apo ordinere ne spitalin e burgut kur kishte nevoje deri tek anetaret e byrose politike. Dua te theksoj se nuk kam qene mjek i emeruar i byrose politike sepse nuk kam pranuar.

Nuk keni pranuar apo nuk ju eshte ofruar
Nuk kam pranuar.

Per se nuk keni pranuar
Nuk kam pranuar sepse une kam dashur shume profesionin e mjekut dhe ajo ishte nje transformim tjeter. Une kisha shoket e mi te cilet punonin aty dhe ata ne disa aspekte humbisnin shume.

Ju eshte ofruar te ishit mjek ne kliniken speciale apo mjek personal i Enver Hoxhes
Nuk me eshte ofruar kurre te jem mjek personal i Enver Hoxhes nuk me eshte kerkuar kurre qe te vizitoj Enver Hoxhen dhe as te kontribuoj ne problematiken e tij shendetesore. Ka pasur kritere shume strikte Enver Hoxha ne ata qe perzgjidhte dhe une nuk perfshihesha nuk plotesoja kriteret.

Cfare kriteri nuk plotesonit
Kriteret qe me pengonin ishin komplekse ne fakt. Kishin te benin me disa standarde te tij ne lidhje me jashte ose me pozicionin gjeografik te shtepise sime ne Tropoje...

Ka pasur komente se gjate kesaj kohe ose pas kesaj kohe ju keni ndikuar ne largimin ose internimin e disa kolegeve tuaj
Ne menyren me kategorike kurre. Asnjehere skam ndikuar asnjehere nuk me eshte kerkuar dhe nuk kam dhene kurre mendim. Kjo eshte nje shpifje e mirefillte sepse nuk kane guxuar kurre te thone nje emer dhe e di pse nuk guxojne se eshte zero.

RRUGA DREJT DISIDENCEumlS ANTIKOMUNISTE
Rikthehemi te zhvillimet e para viteve 1990. Ju keni deklaruar ne nje interviste ne 2004-en qe ne vitin 1989 ju kishit vendosur ti perkushtoheni asaj qe mund te quhet disidenca antikomuniste. Si mund ta benit kete Sepse ne Shqiperi nuk kishte disidente dhe nuk lejohej disidenca
Ne Shqiperi nuk lejohej disidenca. Kisha vendosur te ecja ne rrugen time i sigurt qe une do te shkoja drejt veprimeve te diktatures ndaj meje. Por doja te beja sa me evident qendrimet e mia.

I dinit konsekuencat e diktatures ndaj jush
Absolutisht.

Ku do ti benit keto qendrime evidente
Do ti beja publike ne media. Kisha filluar ne mbledhje te Bashkimeve Profesionale por edhe ne mbledhje te tjera qe une te shprehja mendimet e mia. Nuk eshte se ishin gjera shume te medha por edhe ato i censuruan. Por vendimi im ishte perfundimtar une do te beja ate qe skisha bere.

Ju e kishit njohur Ramiz Aline ne ate kohe
Po.

Personalisht
Po personalisht.

Kishit shpresa se pas vdekjes se Enver Hoxhes ai do te ndryshonte
Fillimisht pas vdekjes se Hoxhes kisha iluzione... Sigurisht qe une besova se Ramiz Alia do te ndermerrte nje kurs ndryshimesh. Por ama kam qene nga te paret qe hoqa dore perfundimisht nga ky vendim... Ne nje vjetorin qe ishte fundi i iluzionit tim shoh Ramiz Aline te varri i Enver Hoxhes te ulet dhe te puth mermerin. Une kisha nje mik timin Mehmet Elezin dhe i them Mehmet ky eshte totalisht ne kontroll. Se qarkullonte nje ide se ishte teresisht ne kontrollin e Nexhmije Hoxhes. Ismail Kadare e zhvillonte edhe me tej kete ide qe ishte ne kontrollin e Nexhmijes dhe se Nexhmija i kishte nje kasete. Une pas atij momenti kam hequr cdo lloj besimi se Ramiz Alia do te mund te bente qofte dhe ndryshimet me minimale.

Perpara takimit tuaj shume te diskutuar dhe komentuar te 9 dhjetorit 1990 kur e kishit takuar per here te pare Ramiz Aline dhe a kishit biseduar me te
Ramiz Aline nuk e kisha takuar ndonjehere ne takime pune por gjate vizitave mjekesore kur kishe raste te semuresh te tjere ne spital apo klinike dhe e njihja.

Dhe cila ishte pershtypja qe kishit krijuar per te nga takimet
Takimet i pata para asaj ngjarjes qe pashe se puthi varrin e Enver Hoxhes dhe krijova pershtypjen e nje genjeshtari. Ky Ramiz Alia ne karrieren e tij politike kishte mbijetuar nepermjet makinacionit dhe genjeshtres.

Ai ishte numri nje i regjimit per se duhet te genjente
Numri nje ishte Nexhmija nuk ishte ai. Problemi eshte se ai ishte vendosur ne numrin nje.
...
...
Ne vitet 1990 nderkohe qe kishin ndodhur ndryshimet ne te gjithe Europen Lindore edhe ne Shqiperi kishin filluar akte konkrete qe nuk ishin guxuar te ndermerreshin deri ne ate kohe kunder regjimit. Demonstrata e 14 janarit per te rrezuar bustin e Stalinit ne Shkoder demonstrata ne mars ne Kavaje demonstrata e 28 janarit e heshtjes ne Tirane nje seri levizjesh ne momentin dhe vete Partia e Punes kishte marre disa masa liberalizuese si heqja e nenit agjitacion dhe propagande. Por nderkohe ju keni botuar tre artikuj nje ne gazeten Drita nje te Bashkimi dhe me pas ne Zerin e Popullit ku shfaqeni cuditerisht se bashku me Fatos Nanon ne nje interviste te perbashket. Perse i shkruajtet artikujt ne dy gazetat e para Kush ju shtyu
Vetja ime. Mbrojta pikepamjet e mia. Vite me pare une kisha vendosur te ecja ne rrugen time te beja ate qe nuk kisha bere. Ne kete kontekst shume i vemendshem i zhvillimeve ne boten ish-komuniste dhe ndiqja te gjithe evolucionin. I bindur se kurre ndonjehere nuk do te shoh nje dite liri. Nga ana tjeter i vendosur qe kurre te mos largohem nga ky vend edhe pse kisha shume mundesi. Ne shkrimin tim te pare kerkoja dhe sulmoja te parin izolimin. Deklaroja aty se izolimi u sherben pseudopatrioteve per te ruajtur privilegjet kurse per kombin izolimi con drejt shkretetimit dhe psikozes. Ngrihem kunder izolimit. Se dyti po ne ate shkrim me poshte theksoj se lokomotive e debatit duhet te jete liria e mendimit. Ajo eshte e drejta dhe elementi me elementar i lirive dhe te drejtave te njeriut. Se treti ngre zerin per informimin. E drejta per informimin eshte e drejte per te verteten. Dhe e katerta analizoj pasojat e autocensures e sekretimit te mendimit nga intelektuale. Shkrimi im ka nje bosht trajton keto kater ceshtje dhe shpreh nje apel per keta intelektuale. Duke u thene intelektualeve miqve te mi dhe pedagogeve se kane profesionin por thelbi i tij nuk eshte ky por universi i dijeve teresisht te ndryshme qe i japin atij funksionin social. Ne kete kontekst une ngrihem kunder censures vendosjes ne fondin rezerve te te gjitha burimeve qe hynin ne Shqiperi. I tere shkrimi i pare ishte apel kunder per te dale nga izolimi per lirine e mendimit per intelektualet dhe per te drejten e informimit. Ky ishe morali i shkrimit tim te pare.
...
Nje prej korrespondenteve te huaj me te famshem qe mberriti ne ate kohe ne Shqiperi ishte Misha Gleni i BBC-se. Nje gazetar i madh qe kishte parashikuar dhe luften e Bosnjes ne ate kohe. Ne te njejten kohe ne nentor te 1990 ju dhe Fatos Nano ishit ftuar te benit nje shkrim apo nje interviste te perbashket ne gazeten Zeri i Popullit. Misha Gleni ka deklaruar se ne korrik 1990 ju ka intervistuar juve ne nje interviste qe ka mbetur ende e panjohur. Po ashtu Elez Biberaj tha se tentoi te kontaktonte me ju por nuk pati mundesi se ju nuk kishit telefon ne shtepi ne ate kohe. A ishit perzgjedhur ju ne menyre befasuese per te qene nje lider i ardhshem ne Shqiperi
Pasi botova shkrimin e pare te Drita qe pati jehone te jashtezakonshme brenda dhe jashte vendit shkrimi u botua nga radio Evropa e Lire dhe Le Monde me shume vleresime natyrisht emri im u be i njohur. Ne qershor ne nje takim qe u organizua per revisten Shkenca dhe jeta ku isha anetar bordi Petrit Skendi kryetar bordi dhe ku drejtor ekzekutiv ishte Liljana Hoxha une ne ate takim i them Petritit nese vij une do te shpreh pikepamjet e mia. Ai me thote mire se te vish dhe shprehi ato. Ne ate takim une mbajta nje fjale nuk kemi qene shume ishim nga 60-70 vete. Sapo une citova pluralizmin Liljana dhe 2-3 te tjere u ngriten dhe braktisen sallen gje e cila ishte shume e pazakonte sepse ne teresi ajo ishte njeri i sjellshem miqesor. Me revoltoi akti i saj por vazhdova fjalen por kjo fjale beri jehone aty. Misha Glen mos gaboj e kam takuar nepermjet Gramoz Pashkos me te cilin pija kafe.
...
Pak me pare thate se ne nje mbledhje te Shkenca dhe Jeta folet per pluralizmin. Nderkohe ne takimin me intelektualet qe u zhvillua ne 10 gusht te vitit 1990 Ramiz Alia ka deklaruar qe kur ju ka pyetur ne menyre eksplicite per pluralizmin jeni shprehur qe jam per pluralizmin e mendimit jo per pluralizmin politik...
Absolutisht eshte nje mashtrim. Pas rivendosjes se Murit te Berlinit pasi nisi me anije ata mijera djem dhe vajza qe ishin me guximtaret e shoqerise regjimi dhe Ramiz Alia mendoi se do te mund te bllokonte proceset demokratike dhe konsideroi se akti i largimi te tyre u legjitimua dhe nga perendimi. Madje mendoj se beri edhe nje vleresim se beri nje largim te bute sic beri Gjyla Horn me gjermanet lindore qe i lejoi te kalonin nepermjet territorit te Hungarise dhe gjykoi se u forcua pozita e tij. Pas kesaj kishin mbetur intelektualet qe kishin bere shkrime. Te tjeret i kishte ne burgje. Ai ne menyre teresisht qellimkeqe organizon takimin me intelektualet. Me qellimin e vetem qe ti mposhte ata qe kishin mbetur pas largimit te protestuesve. Zerat e vetem dhe pastaj Muri i Berlinit ne Tirane do te ishte i pacenueshem. Ne kete takim te mbajtur ne mos gaboj ne 12 gusht une jam ftuar nje dite me pare nga Gezim Halili qe ishte Instruktor i Komitetit te Partise. Ai me jep nje leter dhe me thote se je i ftuar ne kete takim ku do te kete 40 intelektuale.

Ftesa vinte nga Komiteti i Partise apo nga Ramiz Alia direkt
Jo nga Ramizi. Nga Komiteti i Partise.

Lista ishte konsultuar me te sipas jush
Absolutisht. Perzgjedhja ishte e tij. Une kam qene pak mbrapa dhe takova Besnik Mustafen me Ismail Kadarene te Hotel Tirana. U thashe qe keshtu ka ndodhur nje ftese. Ismail Kadare me tha edhe une kam marre ftese. U ndava me ta shkova ne shtepi u ula dhe mendova se ky eshte rasti me i shkelqyer per mua per tia thene ne fytyre te gjitha.

Po nuk ja thate sipas tij
Ja thashe te gjitha. Cdo gje. U ula dhe u pergatita per variantin me te keq. Per variantin qe ai nuk do te na jepte fjalen dhe une do te ngrihesha ti lexoja nje deklarate 7 faqe me shkrim dore. E kam ende deklaraten. Ne kete deklarate une do te kerkoja informacionin si te drejten per te verteten. Do te denoja me ashpersine me te madhe dhunen qe u ushtrua kunder demonstruesve dhunen policore do te kerkoja komision hetimor qytetar ne frymen dhe stilin qe kishin bere polaket per vrasjet qe kishte kryer regjimi. Por mbi te gjitha do te kerkoja heqjen nga Kushtetuta e Shqiperise te nenit 3 nen i cili sanksiononte hegjemonine e PPSH-se si force politike udheheqje ne vend. Pse ishte kjo per mua gjeja me kapitale Sepse ishte ky nen ku bazohej e gjithe diktatura... Une pa heqjen e ketij neni si kushtin themelor te pluralizmit politik konsideroja heqjen e hegjemonise se Partise se Punes ne Shqiperi. Ne te kundert nuk do te kishim pluralizem. Une i kerkoj Ramiz Alise te hiqej ky nen.
Po ai ju ka pyetur jeni per pluralizem dhe ju keni thene jo nuk e them kete...
Shume e vertete sepse ne qofte se shpallej pluralizmi pa u hequr ky nen ajo ishte gjema jone. Keta kishin filluar tendencen te ecnin ne kete rruge. Keta filluan te shpallin tu japim nje autonomi me te madhe ketyre organizatave te rinise gruas etj. Filloi kjo rryme.

Pse nuk ju pergjigjet Po jemi per pluralizem
Jo sepse pa e hequr kete nuk kishte vlere. Duhet te hiqej kjo roli i udheheqjes qe te gjitha partite te ishin te barabarta. Po te shkojme te plenumi cfare beri plenumi Kete beri hoqi rolin e udheheqjes. Sepse e vetmja gje qe deshmonte pluralizmin politik. Ndaj une isha per kete sepse po te thoshte Ramiz Alia po dakord krijoni parti. Cfare lloj partie te krijoje pa hequr ate nen. Te krijoje parti me rol hegjemon te PPSH-se. Ndaj ajo ishte kerkesa me thelbesore qe u be ne ate takim. Takimin e thirri Ramizin per ta mposhtur.

Ismail Kadare thote se Ramiz Alia ka qene shume i ashper ne ate takim
45 minuta fjale qe mbajti ai ne ate takim ishte nga me agresivet. E beri qe te thote se cdo gje tjeter jashte ketij konteksti eshte ne armiqesi te hapur me interesat kombetare me socializmin... Une i them pastaj te denoje dhunen se eshte nje dhune ndaj nesh. Cdo qytetar qe goditet nga policia eshte nje dhune ne ndergjegjen e gjithsecilit. Jane qendrime te pamerituara dhe kerkojne i them une nje komision hetimor qytetar per zbardhjen e dhunes policore. E di cbente policia Policia rrihte njerezit ne stacionet e autobuseve pa asnje motiv.
...
Nderkohe qe marredheniet ne takimin me intelektualet u tensionuan kaq shume si shpjegohet qe ne fund te nentorit ju u thirret per tu intervistuar nga Zeri i Popullit bashke me Fatos Nanon.Si mund te merret rastesi kjo kur me pas do te ishit ju te dy qe do te drejtonit Shqiperine duke u alternuar per 15 vjet me radhe
Para se te shkojme aty ka nje moment tjeter. Takimi me intelektualet per mendimin tim eshte nje moment jashtezakonisht i rendesishem per qendrimet e mepasme. Ramiz Alia e humbi debatin. Ata intelektuale nje pjese e te cileve ishte pjese e Komitetit Qendror asnje prej tyre nuk sulmuan shoket. Qe te gjithe ne nje menyre ose nje tjeter i treguan vendin ose duke mbrojtur njeri-tjetrin ose me thumba. Keshtu qe Ramizi doli teresisht i humbur ne takim. Ramizin e qeveriste teresisht Sofo Lazri.

Eumlshte edhe kjo nje legjende kam pershtypjen...
Absolutisht jo. Per kete kam fakte te pakundershtueshme une. Ramiz Alia e qeveriste Sofo Lazri dhe ai i thote se eshte hapur thashetheme ne Tirane se te kane mundur intelektualet dhe ai e mori takimin e qethi e preu dhe botoi nje liber per perdorim te brendshem... Per mua nuk kishte ndonje gje te re ne ate mes por kisha derdhur ne plumb shkrimin qe do te botoja ne gazeten Bashkimi shkrim ne te cilin une ndermerrja nje sulm frontal kunder burokracise dhe nomenklatures. Aty argumentoj pse eshte jetime demokracia ne Shqiperi. E lidh gjeresisht me Kosoven. Nje nga kerkesat e mia eshte qe demokracia per Kosoven eshte jetike per diasporen eshte jetike per Shqiperine po e po. Aty trajtoj pse kundershtohet kush jane kategorite qe e kundershtojne. Shkrimi ishte qe une e kisha rishkruar 12 here per te perllogaritur cdo presje. I them Qemal Sakajeves Kryeredaktorit te gazetes se ai kishte familje me te gjere se time e kishte me te veshtire per ta mbajtur qe hiqe po pati probleme. Ai me thote une ate shkrim e heq vetem po qe se ti do. Sa per veten time nuk i leviz nje fjale. Une i them se deshire kam te botohet por ti them keto qe te mos kesh pasoja. Jo tha se heq. Dhe nuk e hoqi. Shkrimi doli diten e hene. Ishte e vetmja gazete qe botohej...
...
Nga ky tension si shkohet me pas te nje interviste ku ju dhe Nano ftoheni ne Zerin e Popullit ne organin me te rendesishem te Partise se Punes
Shume e thjeshte sepse gjerat kishin dale te gjitha. Ishin thene ne takim. Zeri i Popullit kishte ngelur pervec shkrimit te botuar te Ylli Popes qe kishte moton te shembim nje mur per te ndertuar nje ure qe pati jehone shume te madhe Zeri i Popullit kishte mbetur jashte zhvillimeve. Per kete ata thirren nje grup 5 personash ishte Alfred Uci Luan Omari une dhe Fatos Nano dhe nje tjeter qe se mbaj mend. Aty u ftuam per te dhene mendime. Bashkepunetoret e mi miqte me thoshin Sali nuk po kuptohet qarte ky pluralizmi politik. Dhe une aty ne ate interviste them qe me sa duket pluralizmi i mendimit nuk po mund te zhvillohet se spo e lejonin. Ndaj eshte e domosdoshme te krijohen organizata te strukturuara mbi bazen e mendimit politik te ndryshem. Te hapet debati per pluralizmin politik.
...
...

8 DHJETORI 1990 THEMELIMI I PD DHE MEuml PAS
Zoti Berisha ne te gjitha intervistat e dhena pas vitit 1990 ju keni deshmuar se mengjesin e 9 dhjetorit nuk dinit gje per ate qe kishte ndodhur ne 8 dhjetor ne Qytetin Studenti dhe ishit duke pire kafe ne Hotel Tirana kur moret njoftimin. Si e morret njoftimin dhe si erdhet ne Qytet Studenti
Kjo eshte shume e vertete. Gjate vitit 1990 para dhjetorit me kishin kontaktuar shume njerez me ide te ndryshme. Kurse une me shume njerezi i kisha falenderuar. Ata ishin nga te gjitha kategorike.
... Vijme te data 9 dhjetor. Une isha ne Toskana ne 7 dhjetor si i deleguar i OBSH-se per Evropen ne nje konference shkencore per ndikimin gjenetike te antibiotikeve ne mikrobe qe e organizonte OBSH me Keshillin e Evropes. Aty kishte perfaqesues nga e gjithe Evropa...
... Kthehem ne 8 dhjetor ne darke. Ne mengjes kisha lene takim me Besnik Mustafaj dhe Kujtim Cashkun per te pire nje kafe ne Hotel Tirana. Ne oren 9 takohemi te tre dhe ne kete kohe me vjen Qemal Sakajeva. Me thote Sali e ke marre vesh Cfare i them une Studentet mbreme me tha kane qene ne demonstrate. Ku i them Dhe ai me shpjegon. Pas fare pak me thote jane prape ne demonstrate. Te tre sic ishim nisemi ne Qytet Studenti. Nisemi dhe rruges takoj 3 te njohur te mi. Njeri prej tyre eshte pedagog edhe tani i them po shkoj te studentet. E ke menduar mire me tha Jashtezakonisht mire i them. Me tutje takoj Mehmet Elezin. Ku ishe i them. Isha te studentet me tha. Po pse Se me kerkuan...
... Vendi i rrethuar me autoblinda me nje aparat ushtarako policor te paimagjinueshem dhe jemi sjelle nje ore qe te mund te futeshim. Ka nje mik i imi nje shtepi karshi INIMA-s. Shtepia e tij nje rrugice e ndante me ate te Adil Carcanit dhe ne ate rrugice dolem ne rrugen e Elbasanit dhe me pas dolem te rezidenca e ambasadorit Italian. Aty ishte bllokuar mund te ishin mbi 1000 studente. Aty pashe per here te pare Azem Hajdarin qe hipte mbi supe te studenteve dhe thoshte e duam Shqiperine si Evropa poshte dinastia liri demokraci.
... Nuk ka vazhduar 5-7 minuta kjo kur u jane futur ne menyre me barbare me shkopinj me bishta lopatash dhe i kane rrahur barbarisht. I hyne nga te gjitha anet. Ne kete skene u thashe qe do tju denoncoj ne te gjithe boten. Kjo eshte nje barbari qe behet. Mu afrua nje oficer me nje sepate. Mbanin sepata. Une per here te pare shihja ushtare me sepata ne brez. Nje grua tiranase i thote more qurravec kujt i tregon sepaten ti dhe i versulet atij. Pastaj Robert Koli ishte me tutje qe ishte Sekretar i Komitetit te Partise per Tiranen edhe ai u trondit aty. Ja me thane mua keta na goditen me gure. Cfare guri i them une nuk kishte asnje gur ne xhade. Ku jane guret

Me ke po diskutonit
Me oficer policie qe kishte aty te ndryshem. I vetmi akt qe benin studentet ishte qe Azemi ngrihej mbi ta dhe hidhte parulla. I dermuan studentet. Nja 30-40 prej tyre shkuan ne spital. Me Besnikun shkuam pas tyre se mund te kete te plagosur. I them ti ndihmojme po thote ai. Ngjitemi siper takojme aty nje grup qe me thone ne te kemi kerkuar ty. Jo i them une kam ardhur vete. U gezuan qe shkova ishin shume te tronditur. Me thone a pranon ti te na perfaqesosh ne Jo i them une perfaqesoj veten time por mund tiu mbeshtes ju me te gjithe forcen time aq sa kam mundesi. Mire thane kemi dy kerkesa. Nje eshte se kemi shoket e plagosur ne spital dhe kemi frike se nuk do te ndihmohen. I thashe se do te shkoj une dhe ndihma do te jete e shkelqyer. Me thone se kemi te tjere ne burg. Per burgun nuk ka cju bej i them. Na kane arrestuar shume thane. Ne ate moment i them Besnikut Besnik do te shkojme ne Komitetin e Partise tu kerkojme ti lirojne me cdo kusht studentet. Se per ne spital isha i sigurt se do te kishin ndihmese maksimale. Dakord tha Besniku zbresim ne dhe shkojme ne Komitetin e Partise Robert Koli ishte aty. I themi Robertit qe keta po nuk i liruan studentet deri ne kete ore i gjithe Qyteti Studenti do te zbrese te pallati i kultures dhe gjithcka do te therrmohet sepse eshte bere nje barbari atje e pe vete ti. Roberti mori ne telefon Ministrine Brendshme i thote qe zoti Berisha thote keshtu dhe ky ka influence te studentet dhe si perfundim i liruan studentet. Aty kemi ndenjur 1 ore ne komitet dhe ikim me pas ne shtepi. Roberti thote ne oren 5 do te organizohet nje takim me drejtuesit e universiteteve nga shoku Xhelil a mund te vini edhe ju. Po i them shkojme te mbrojme studentet. Shkuam ne takim dhe ai ishte takimi nder me te hidhurit qe mbaj mend. Pa perjashtim te gjithe kunder studenteve. Njeri kerkonte te nderhynte ushtria tjetri te mbyllej universiteti. Me shihnin me nje egersi mua.

Ju folet
Fola dhe fola jo pak. U them ka vetem nje rruge te vendoset dialogu me studentet perndryshe vendi do te zhytet ne lufte civile. Trupa pedagogjike eshte e gjitha me studentet ju qe doni te mbyllni universitetin ti lini pa shkolle do te ngrihet e gjithe Shqiperia kunder jush. Llambi Gegprfti ishte ulur ne qoshe i vetmi njeri qe here pas here thoshte ka te drejte shoku Sali. Xhelil Gjoni qe sa nuk i thoshte rri aty ku je ti. Pas ketyre fjaleve Xhelili doli ta raportoje. I thote gjendjen Ramizit dhe me thote Ramizi do te te takoje.
...
...
Ky ishte takimi juaj i pare me Ramiz Aline per ceshtje pune Perse Besnik Mustafaj qendroi jashte dhe nuk hyri bashke me ju
Po nuk e kisha takuar une me pare Ramizin. Besniku nuk kishte pse. Ai erdhi prej meje erdhi me mua. Takimi mund te kete zgjatur 1-2 minuta. Ai kerkonte ti shkonin prape studentet. Me tha se ata nuk pranojne te vijne ne takim. Se kishin bere nje takim ne mesnate dhe ckishte bere i kishte nxjerre njerezit ti rrihnin. Ti i thashe rrahe te derguarit qe nuk e ben njeri ne bote. Jo tha nuk e di ti i rrahem se vodhen revolen e nje oficeri aty. Po pse i thashe me nje revole do ta benin revolucionin ata. Ndaj kjo eshte nje mashtrim i thashe.

Cfare kerkonte Ramizi nga ju
Ramizi kerkonte te bindeshin studentet qe te shkonin ne takim me te.

Ju tha se studentet duhet te shkonin ne shkolle me pare
Jo jo.

Kaq ishte takimi
Kaq.

E moret persiper te negocioni me studentet
E mora me kenaqesi te madhe. Une kisha nje qellim ti coja tek ajo cka eshte themelore. Shkuam me Besnikun ne nje kafe aty prane aty takova Azemin per here te pare. U gezuan shume. I them Azemit se me tregoi listen e kerkesave. I thashe leri menjane nje eshte themelore dhe thelbesore pluralizmi. Ata e kishin por kishin kerkesa te tjera jo te ike byroja etj. I thame do te mbeshtesim.

I thate se vinit nga Ramiz Alia
Po i thashe.

Po qe ai kerkonte nje takim me ta
Po por nuk i nxita une ata.

Si e priten takim me Ramizin
Ata me priten shume mire mua po lere Ramizin. Qellimi ishte qe keta te konsolidoheshin ne kerkesen per pluralizem politik. Gjeresisht Besniku u ul me Azemin ne nje qoshe dhe diskutuan per pluralizmin. Me te tjeret po merresha une.
...
...
Po ideja juaj cila ishte
Ideja ime ishte qe te konsolidohej sa me shume kerkesa per pluralizmin politik. Une nuk doja ne asnje menyre qe kjo kerkese te mbulohej nga kerkesa te tjera. Ushtimi ne qytet ishte i domosdoshem. Studentet duhet te kishin mbeshtetjen e Tiranes. Ne shkuam ne darke bashke me Lisien Bashkurtin ne mbledhjen e dyte me studentet. Shkojme ne rektorat dhe ishin prape drejtuesit ata jo te favorshem. Perkundrazi donin te sillnin aty studentet e shkolles se bashkuar dhe te policise. Ata nuk pranuan. Lisjeni mbajti nje qendrim te shkelqyer. Fliste ne emer te rinise u tha ne rektorat se nuk mund te ndodhe kurre qe te rinjte shqiptare te perleshen me njeri-tjetrin.
...
Ne daten 10 dhjetor pasdite kur u be nje mbledhje dukej sikur nuk kishte zgjidhje tjeter vec dialogut. Ndarja me dhune e studenteve ishte pothuajse e pamundur. Po ate mbremje ju keni takuar Gramoz Pashkon Prec Zogaj e disa intelektuale te tjere. Apo e shfrytezonit ju kete situate per te krijuar nje formacion politik
Pa diskutim. Filluam te mendonim per nje parti politike qe ne ate moment. Ne donim te theksohej pluralizmi politik. Para ikjes ne takim me Ramiz Aliaj me studentet ne godinen 15 u be nje mbledhje rreth nje ore ku u diskutua ne kerkesat qe do ti paraqiteshin Ramizit. Fokusimi ishte kryekeput te pluralizmi... Te nesermen qe erdhem te studentet me thote Kujtim Cashku ne e beme punen tone tani te largohemi te ndjekim rrjedhen tone intelektuale. I them jo ne do rrime. Per dy arsye. Se pari ne jemi gjakftohte kemi marre vendimet tona dhe ne mund ti mbrojme studentet se dyti ishte Kosova. I thashe Besnikut keto dy faktore na detyrojne ne te qendrojme. Sepse per Kosoven pluralizmi ne Shqiperi ishte jetik...

Zoti Berisha rreth ores 9 te mbremjes me 11 dhjetor ajo qe quhej perfaqesia e studenteve u kthye nga takimi me Ramiz Aline ku mori sigurine per pluralizem politik u deklarua qe do te krijohej nje shoqate e studenteve. Menjehere sapo u kthyen Arben Imami foli dhe tha se do te krijohet nje parti e dyte dhe me pas folet ju. Per se folet ju nuk ishit ne takim
Interesi im ishte pluralizmi politik. Mora fjalen dhe theksoj se partite nuk i ndajne por i bashkojne kombet rreth vlerave. Aty une me Arben Imamin Gramoz Pashkon Prec Zogaj Azem Hajdari etj. ne shkuam ne nje dhome ketu ne Qytet Studenti dhe u ulem dhe nisem diskutimin per themelimin e Partise Demokratike dhe aty e themeluam Partine Demokratike. Kete e beme pikerisht per te mos humbur asnje minute kohe. Sepse te nesermen e te pasnesermen regjimi do te bente gjithcka per ta frenuar nje gje te tille.

Per se e quajtet Partia Demokratike
U diskutua gjate aty per ta quajtur lidhje apo parti dhe u vendos ta quanim Parti Demokratike qe u vendos me unanimitet.
...
A ka ndonje gje nga fillimet e PD-se qe tani pas 20 vitesh do te deshironit ta benit ndryshe
Qendrimet e vitit 1990 kane qene ne teresi kolegjiale dhe te hapura dhe nder me te drejtat qe mund te ndermerreshin. Qendrime qe ja dolen te fitojne te pushtojne mendjen dhe zemren e shqiptareve qe shmangen nje gjakderdhje. Une mendoj se PD ja doli ne menyre te pabesueshme per shumicen e analisteve te beje nje ndryshim paqesor ne vendin e diktatures me te eger ne Europe.

SALI BERISHA NEuml SHKURT 1991 KRYETAR I PD
Ne shkurt te vitit 1991 ju u zgjodhet kryetar i Partise Demokratike. A keni pasur ju ndonje ndihme nga jashte apo nga faktore te tjere per te ardhur ne krye te PD-se
PD u themelua si e tille por larg se qenit nje parti. Ishte nje levizje. Ne komisionin drejtues ku une isha anetar kisha fjalen time dhe peshen time. Me 4-5 perfaqesues te PD-se isha ne nje takim me Ramiz Alia dhe kur u kthyem ishte bere nje mbledhje e befasishme ku ishte shkarkuar Azem Hajdari. Dhe vendosje ne krye te partise te Aleksander Meksit.

Me votim
Po me votim ishte bere.

Ju nuk dinit gje
Jo

As Azemi
As Azemi. Kur kthehem i them kjo nuk mund te ndodhe. U gjetem para nje absurditeti. U them se eshte e papranueshme nje gje qe eshte bere jashte cdo lloj kodi e morali. Ndaj jam i gatshem te ndjek punen time se me kete nuk pajtohem. Kjo krijoi nje revolte te forte ne te gjitha deget sepse ishin konsoliduan deget tashme. Veprimi u konsiderua i shemtuar dhe pas debatesh te medha brenda u vendos qe te mblidhet nje forum me i gjere u be nje aktiv i PD-se ne pallatin e kultures. Aty u votua per disa kandidate ku une fitova me 70 per qind. U votua per kryerin e PD-se jo per kryesine.

Ju ishit konkurrent me Aleksander Meksin
Jo vetem Meksin. Ishin nja 3-4 kandidate dhe une kam fituar me 70 per qind te votave.
...
...
Zoti Berisha nje nga momentet me delikate te Partise Demokratike dhe te raporteve te saj me studentet ka qene greva e urise se shkurtit 1991. Studentet u nxiten nga PD per protesta por me pas ne menyre radikale hyne ne greve urie per te hequr emrin Enver Hoxha te universitetit. Ka pasur nje thyerje mes jush dhe studenteve ne kete moment
Absolutisht jo. Greva e urise se studenteve per heqjen e emrit se universitetit Enver Hoxha nisi ne Kamez. E ndermoren ata. Te nxitur teresisht nga Azem Hajdari me ujdi te plote. Nga Kamza erdhi ketu dhe e mori Arben Imami dhe Blendi Gonxhe qe kishte nje aftesi te jashtezakonshme koreografike per shou dhe filloi te djege veprat e Enver Hoxhes. Keta krijuan nje grup te udheheqjes se kesaj levizjeje per heqjen e emrit dhe rrezimin e bustit. Grupi ishte ne kontakt me Azemin dhe Aleksander Meksin. Ne nisem kontaktet me presidentin e asaj kohe per te hequr emrin. Ne ate ndertese aty ne Qytet Studenti eshte bere nje takim kane qene Arben Lika Gonxhe etj Ramiz Aliaj qe vertitej sepse as nuk pranonte heqjen e emrit as nuk ishte kategorik per mbajtjen e tij. Ne kishim lene te henen takim me te. Dhe i themi studenteve shtyjeni deri te henen se kemi takim nese nuk pranon e nisim.

U shty deri te henen..
Jo nuk u shty. Jo thane studentet ne do te hyjme. Dhe u futen une kisha vajzen aty. Greva e tera u administrua nga PD-ja.

Ju keni pasur nje takim Azem Hajdarin Eduard Selamin Prec Zogaj bete nje takim ne 19 shkurt ne mbremje me Ramiz Aline. A e mbani mend se cili ishte thelbi i bisedimeve
Thelbi i bisedimeve eshte se nuk e pranonte heqjen e emrit. Takimi vazhdoi 3 ore e gjysme dhe nuk pranonte. Ai thoshte te nderpritet greva qe ta diskutojme me pas. Por po te nderpritej greva ai nuk trajtonte gje me pas.

A luajtet ju rol ne organizimin e sindikatave nje dite me pas ne 20 shkurt
Ne luajtem rol ne organizimin e sindikatave. U be nje pune e shkelqyer ne dramatizimin e situates. Greva ishte me e madhja e urise qe kisha degjuar ndonjehere. Pas minatoreve te Trepces qe ishin 1100 kjo ishte greva me e madhe rreth 900 veta. Ne organizuam aty nje sherbim shendetesor te persosur. Tritan Shehu qe drejtonte ekipin shendetesor nxirrte cdo 10 minuta me sirene nje student ne gjendje te rende. Kete e beme ne.
...
Zoti Berisha kishit rakorduar ju rrezimin e bustit te Enver Hoxhes apo ishte spontane
Busti do te rrezohej kjo ishte e sigurt. Rrezimi i bustit ishte e nxitur nga PD-ja.
Per ate dite kishte plan konkret
Jo nuk them se kishte plan konkret. Per mua dhe bashkepunetoret e mi prania e bustit na bente fiktiv si opozite.

A i orientuat ju turmat drejt sheshi Skenderbej
Po pa diskutim. Sindikatat PD i orientoi. Rajmonda Bulku beri thirrjen e para nena motra te shkojme se po na vdesin studentet. Thirrja ishte e Rajmonda Bulkut per te shkuar drejt presidences. Shmangia u be drejt sheshit nga PD dhe sindikatat. Me idene per te rrezuar bustin.
Zoti Berisha ju patet nje takim me Ramiz Aliaj shume te tensionuar
Diten e rrezimit te bustit pata takim me Ramiz Alia. Lexova keto dite nje raport te sigurimit te shtetit qe thoshte te verteten se takova Sali Berishen dhe Gramoz Pashkon dhe thoshin cojini te Qyteti Studenti studentet. Kete e beme ne. Para pak minuta se te rrezohej busti une isha ne shesh pastaj shkova ne seli.
...
Si ishte takimi me Ramizin
Kur u rrezua busti me Gramozin dalim dhe i takojme diku te banka. I themi ta coni drejt Qytetit Studenti. Pastaj u rrethua Tirana pellembe e ushtare. Ramizi kerkoi gjendjen e jashtezakonshme. Mblodhi presidiumin. Aty ishte nje perballje shume e eger se Haxhi Lleshi conte shpesh here doren ne revole dhe ishte shume i neveritshem.
...
Po nuk e vendosi gjendjen e jashtezakonshme
Ai krijoi Keshillin Presidencial. Sa dola une i thashe Zerit te Amerikes se beri puc brenda pushtetit Ramiz Alia dhe u botua kudo. Pastaj ky nisi nje terror ne rruget e Tiranes.
...
Pse i humbi Partia Demokratike zgjedhjet e 31 marsit
Se pari PD ishte nje levizje qe nuk e numeronte dot voten. Se dyti nuk kishim arritur ne tre muaj jete politike shkallen e vertete te cfrikezimit. Pra qe te inkurajonim njerezit te nxirrnin friken e te fitonim zemren e tyre. Se treti Ramiz Aliaj u mbeshtet nga socializmi i asaj kohe ne bote. Ne nje shkalle te caktuar po. PD kishte mbeshtetje nderkombetare te madhe nga SHBA nga disa parti si motra por Ramizi filloi te konsiderohej si nje Gorbacov i Ballkanit kur ne fakt ishte nje kusheri i Milloshevicit ne disa aspekte. Sepse Ramizi beri gjithcka qe ne vitin 1990 te koordinonte me Milloshevicin shkriu sherbimet. Socialistet ne Evrope bene gjithcka qe komunizmi te mos denohej dhe nuk kane qene te pasuksesshem. Sepse komunizmi nuk ka marre denimin qe duhej.
Zoti Berisha ne gjykimin tuaj cili eshte vendi i vitit 1990 ne historine e shtetit Shqiperise
Vendi i vitit 1990 ne historine e ketij shteti eshte viti me i rendesishem pas pavaresise se shtetit dhe te kombit. Shqiptaret kane pasur histori nga me te veshtirat me tronditese histori te cilat nuk i lejuan te zhvillohen. Gjate periudhes se perandorise edhe para saj te gjithe udhetaret e shquar si Lordi Bajron etj kur shtrojne pyetjen se cjane shqiptaret i permbledhin me nje fjale Armholder. Kjo ishte e vertete sepse arma dhe ekzistenca ishin nje per ta. Ata nuk ishin nje komb qe te kishin pasur prijes dhe ushtri te organizuara por ishin armholder. Ata me keto arme u cliruan nga perandoria me keto arme shpetuan ne luften e pare boterore nga zhdukja e tyre pa pasur nje shtet te organizuar. Erdhi nje periudhe ku u bene zgjedhjet por aventurieret rrezuan kryeministrin e zgjedhur me voten e shqiptareve. Bene nje aventure politike te demshme. Erdhi lufta. Shqiptaret luftuan dhe nje faqe e ndritur eshte kjo. Paten fatin e keq qe organizatoret e luftes u bene komunistet jugosllave. Mbreti si te gjithe te tjeret u largua ne mergim. Forcat nacionaliste u ndane ne dy pjese. Njeri krah bashkepunoi ne menyre shume te gabuar me pushtuesit. Krahu tjeter mbeti i pa perfshire por ishin te dobet ne krahasim me forcat komuniste dhe kjo beri qe menjehere pas lufte pati dy pasoja. Nuk pati deshire te rendiste Shqiperine ne radhet e fitimtareve por u renditen. U vendos diktatura me e eger ne Evrope. Mos harrojme se ne vitin 1943 ne Bujan te Tropojes u mblodhen perfaqesuesit e luftes te Shqiperise dhe te Kosoves shqiptare te partizaneve shqiptare dhe te serbeve dhe firmosen dokumentin e Bujanit qe u njihte te drejten e referendumit te qytetareve te Kosoves per te vendosur fatin e tyre. Kjo u hodh poshte nga Enver Hoxha dhe jugosllavet. E hodhi poshte Tito me Enverin se ai dhe klika e tij parashikuan bashkimin e Shqiperise dhe shnderrimin e saj ne republike te 7 te ish-Jugosllavise. Viti 1990 se pari solli lirine e popullit me te shtypur te Evropes dhe botes solli hapjen e siparit te trajtimit te ceshtjes kombetare. Ne kete shesh ne fjalen time te pare te mbajtur para 100 mije qytetareve shqiptare u deklarova shqiptareve se ylli yne polar do te jete ceshtja kombetare qe ishte tabu. Ne kete kontekst hapja e Shqiperise vendosja e pluralizmit beri te mundur qe vendi te shnderrohej ne mbeshtetje te palekundur te interesave te shqiptareve ne Kosove beri te mundur qe me shume se gjysma e kombit te vinte te riktheje te shqiptaret krenarine e te qenit shqiptar. Do e mbyll me nje krahasim. Rri dhe mendoj kete periudhen e armholder. Periudhe qe erdhi prapa. Nje zhvillim te shkurter pati gjate perandorise. Mbreti beri rruge ka merita historike te jashtezakonshme. Por rame ne diktature dhe perfunduam ne ndertimin e bunkereve. Nese mbledh bunkeret e Shqiperise ato bejne dy here me shume se piramidat e Egjiptit. Sot ne dite lirie edhe ne Kosove nuk ka komb qe ecen me shpejt se ne. Ndaj i rikthehem gjithnje vitit 1990 vitit me te lumtur te jetes sime vitit me te pashlyer per mua si njeri. Se pashe veten time te ece i lire ne rruget e qytetit tim. Shqiperine te dale nga terri me i thelle ne historine e saj dhe ceshtja kombetare te dale ne driten e Diellit. Pas pavaresise eshte viti me i bekuar viti i mrekullise se Shqiperise. Kam kenaqesine sot se disa nga ato endrra qe ne i shpallem ketu me studentet 20 vjet me pare sot jane realitet per ata qe nuk kishin lindur ne ate vit.

Dhjetor 2010
Marre me shkurtime nga TV Klan

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›