E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet Berisha Situata eshte nen kontroll uji vazhdon te terhiqet

09-12-2010 / Leonard Quku

- Shefi i ekzekutivit inspekton nga afer situaten e permbytjeve ne qytetin veri-perendimor


- METE Situata ne kaskaden e Drinit e menaxhueshme Edi Ramen e deshperon kapercimi i emergjences


Kryeministri Sali Berisha vizitoi serish sot Shkodren ku dhe mori pjese ne mbledhjen e Komitetit Nderministror te Emergjences Civile qe po menaxhon situaten e permbytjeve te krijuar si pasoje e reshjeve te shumta dhe prurjeve te medha te lumenjve ne kete qark.
Kryeministri Berisha shprehu mirenjohje per te gjithe ata qytetare familje kompani private fondacione njesi te pushtetit vendor dhe shtete te ndryshme qe u solidarizuan dhe kontribuuan per Shkodren dhe zonat perreth saj. Kryeministri Berisha falenderoi edhe njesite e Forcave te Armatosura te Policise se Shtetit punonjesit e rezervave te shtetit per menyren dinjitoze me te cilen jane perballur deri me sot me kete situate kritike. Dua te them se eshte kontributi i madh i qytetareve qe ka bere qe te kemi nje situate jo vetem nen kontroll por edhe cilesisht shume me te favorshme me te mire ne shperndarjen e ndihmave ne pergjigjet ndaj rasteve urgjente ne kontrollin e plote te situates. Kryetari i Bashkise me informoi se angazhimi i panderprere i qytetareve per tu furnizuar me ndihma per te regjistruar ata qe kane strehuar e ka shumefishuar ndihmen kujdesin dhe situaten ne teresi. Po keshtu ne komunat e nen Shkodres dhe ne rrethina situata eshte qartesisht me e lehtesuar. Ne rast se renia e nivelit te ujit ne qytet eshte 38 centimeter gjithsej nje renie kjo jo dhe aq e perfillshme renia ne komuna eshte me e ndjeshme- u shpreh Berisha. Shefi i ekzekutivit konsideroi si objektivin primar ne vijim zbatimin e projekteve qe do e nxjerrin Shkodren dhe gjithe ultesiren perendimore nga harta e permbytjeve. Ministria e Mjedisit dhe Ujerave po punon intensivisht me specialistet tane me te mire per te percaktuar hapat qe do te ndermerren ne lumin Buna dhe te tjera. Une e kam theksuar dhe e theksoj se projekti i bypass-it eshte i gatshem dhe pershtatet me qellimin per te mbrojtur qytetin nga permbytja. Edhe projekti rikonstruksionit te digave eshte tenderuar por eshte shume i rendesishem projekti per Bunen. Ky projekt do te kete fazat e veta fazen e nderhyrjes se shpejte dhe fazen e nderhyrjes perfundimtare e cila duhet ti jape mundesi lumit per shkarkime me te medha te mundshme por duke ruajtur plotesisht sistemin ekologjik te liqenit- deklaroi Berisha.
Kreu i qeverise theksoi se eshte shprehur nje shkalle e jashtezakonshme solidariteti per Shkodren dhe zonat e permbytura perreth saj ndersa i apeloi per ndihme te gjitha komunave dhe bashkive te vendit. Jane nje seri shtetesh Turqia Greqia Cekia Italia dhe disa rajone te saj si Toskana dhe Puglia eshte Sllovenia Austria Oxfami i Britanise se Madhe Kosova Kryqi i Kuq spanjoll si dhe vende te tjera qe kane ofruar ndihma te konsiderueshme. Ne krye te tyre qendron ndihma bujare e Republikes se Kosoves me 1 milione euro dhe me nje njesi te shkelqyer te Forcave te Sigurise se Kosoves qe po operojne se bashku me forcat tona me nje eficence te madhe. Ne u jemi shume mirenjohes ketyre vendeve per ndihmen bujare qe kane ofruar. Ndihme kane ofruar edhe disa komuna te Kosoves Gjakova dhe komuna te tjera te cilave u shprehin mirenjohjen me te thelle- tha kryeministri. Ne kete sens Berisha theksoi se nje problem qe i kanoset fshatrave ne Shkoder eshte edhe ndertimi i shtepive ne zona te uleta dhe njeherazi ujembledhese kryesisht ne pellgun e liqenit. Nje pjese e madhe e ndertimeve jane ne pellgun e liqenit. Ne Shkoder kane dhe humorin me te shkelqyer u zgjua ne mesnate dhe i tha bashkeshortes - cohu se erdhi pronari. Kush eshte ndash tha ajo. Liqeni- i tha- ilustroi kryeministri. Sipas Berishes strukturat e qeverise dhe Shtabi i Emergjencave Civile eshte ne kembe per pergjigje te menjehershme ndaj cdo kerkese apo rasti problematik te qytetareve. Une dua te theksoj se kjo situate kerkon nga te gjithe qe te qendrojne kushti sic kemi qendruar deri me sot ne krye per te menaxhuar me sukses te plote kete gjendje kritike. Une e kuptoj qe ju te gjithe mbi 1600 punonjes dhe zyrtare pjesetar te Forcave te Armatosura dhe te policise kane net pa gjume kane 18 ore pune ne dite kane kushte qartesisht nen optimalet per tu clodhur por nga ana tjeter ne duhet te jemi te vetedijshem se cdo shmangie dhe cdo renie e nivelit te gatishmerise dhe perkushtimit tone mund ti jape shkas pasojave qe kemi shmangur deri me sot. Ndaj duhet te qendrojme- garantoi kryeministri i vendit Sali Berisha.


METE Situata ne kaskaden e Drinit e menaxhueshme Edi Ramen e deshperon kapercimi i emergjences


Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ka reaguar sot pas akuzave te kreut te PS-se Rama i cili e bente pergjegjes ministrin Meta per permbytjet ne Shkoder. Ne nje konference per shtyp zevendesministri i METE-s Sokol Dervishaj theksoi se deklaratat e Rames nuk jane gje tjeter pervecse shprehja e deshperimit te tij qe gjithcka po menaxhohet me sukses. Akoma me fatkeqe per zotin Rama eshte solidarizmi qe po shfaqin qytetaret pasi ai nuk ka cfare te mbledhe ne mitingjet e tij butaforike- theksoi Dervishaj. Me tej Dervishaj theksoi se Rama ne nje situate emergjence kerkon te percaje shqiptaret duke mos u dhene shpjegim atyre per permbytjet qe ndodhen ne Tirane Dervishaj informoi se situata ne kaskaden e lumit Drin eshte permiresuar. Sipas tij shkarkimet e ujit jane ulur dhe po ashtu edhe niveli i liqeneve. Situata sot ne kaskade eshte e permiresuar. Niveli i ujit ne liqenin e Fierzes eshte 290.03 cm pra ka nje renie me 70 cm nga ditet qe ju i keni pare. Niveli ne Koman eshte 170.87 cm ndersa niveli ne Vaun e Dejes eshte 74.10 cm. niveli i shkarkimeve ka ardhur duke rene. Aktualisht ato jane ne nivelin e 1400 m3/sek ne te tre hidrocentralet. Praktikisht KESH prodhon me kapacitetin e tij maksimal duke furnizuar tregun e brendshem por gjithashtu duke eksportuar. Megjithate mos harroni qe jemi ne nje situate emergjente jo vetem ne Shqiperi- u shpreh ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›