Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton takohet me homologët e saj Milliband dhe Shtajnmajer

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, takohet sot me homologët e saj britanik dhe gjerman, dhe pritet që Afganistani dhe programi bërthamor i Iranit të dominojnë bisedimet.
Zonja Klinton takohet sot veçazi me Sekretarin e Jashtëm britanik, Dejvid Miliband, dhe me Ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Valter-Shtajnmajer.Këto janë bisedimet e para të nivelit të lartë të Sekretares Klinton me udhëheqësit e huaj që kur mori postin rreth dy javë më parë.
Dje, Presidenti Barak Obama pati një takimin privat me Sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gejts, lidhur me Afganistanin.
Administrata Obama po rishikon politikën amerikane ndaj Afganistanit dhe po shqyrtonmundësinë e shtimit të trupave atje me deri në 30 mijë. Një zëdhënës tha se nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar për këtë çështje.
Ndërkaq, diplomati amerikan Riçard Hollbruk, po përgatitet për misionin e tij të parë si i dërguari i posaçëm i Presidentit Obama në Afganistan dhe Pakistan.Zoti Hollbruk to të marrë pjesë në një konferencë tri ditëshe mbi sigurimin në Gjermani, para se të shkojë në fillimi të javës tjetër në Afganistan dhe Pakistan.
Në zhvillime të tjera, zyrtarët e Departamentit të Shtetit thanë dje se po bëhën përgatitjet e fundit për udhëtimin e parë të Sekretares Klinton jashtë vendit. Ajo do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën.
Zyrtarët thanëse qëllimi i vizitave të zonjës Klinton
është të riafirmohen marrëdhëniet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me
Japoninë dhe Korenë e Jugut si dhe të rishqyrtohen marrëdhëniet komplekse me
Kinën. Programi bërthamor i Koresë së Veriut pritet të jetë në krye të rendit
të ditës gjatë tri vizitave të zonjës Klinton. //iç//