E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja e Shtetit, letër Bashës: Jam e sigurt, se rrugët tona do takohen sërish

Tiranë, 10 tetor NOA - Sekretarja e Shtetit e SHBA Hilari Klinton (Hillary Rodham Clinton), i ka dërguar një letër përgëzimi Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, me rastin e emërimit në këtë detyrë.

Në këtë letër Sekretarja Clinton thotë se pret me kënaqësi të bashkëpunoj me pasardhësin tuaj Ministrin e Jashtëm Meta për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët të një Europe Juglindore në paqe dhe prosperitet.

Kurse menjëherë më pas, siguron Bashën: Jam e sigurtë se rrugët tona do të takohen përsëri, - duke i shprehur edhe urimet më të mira për detyrat tuaja të reja.

Në letër, Hilari Klinton i thotë ministrit Basha se ju e lini Ministrinë e Jashtme me arritjen e jashtëzakonshme të futjes së kombit tuaj në NATO dhe garantimin e një trashëgimie sigurie dhe bashkëpunimi euroatlantik për popullin e Shqipërisë.

Po ashtu, Klinton i shpreh falënderime Bashës, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i dhatë Kosovës për tju bashkuar familjes së kombeve.

 Pres me kënaqësi të bashkëpunoj me pasardhësin tuaj Ministrin e Jashtëm Meta për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët të një Europe Juglindore në paqe dhe prosperitet.

f.sh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›